Ju ka ndodhur që të keni shkuar në një restorant për të ngrënë darkë të qetë dhe komode me familjen ose miqtë tuaj, por ngjitur me ju janë disa fëmijë që bëjnë zhurmë?
Një restorant në SHBA ka marrë masa për këtë gjë, duke vendosur të tarifojë eksta çdo prind që ka fëmijë të padisiplinuar dhe të zhurmshëm. Restoranti ndodhet në Georgia dhe e ndjek këtë poltikë prej vitesh tashmë.
Një familje, pasi kishte mbaruar darkën në këtë restorant, në momentin e pagesës ishin përballur me surprizën e papritur, teksa në faturën e tyre shkruhej: “Tarifë shtesë për të rriturit që nuk dinë të jenë prindër!”
“Më kujtohet ky moment dhe në çast mendova se nuk ishte e vërtetë,” thotë mamaja, Lyndsey Landmann.
Ajo dhe bashkëshorti, Kyle, të cilët jetojnë në Florida, shkuan në këtë restorant bashkë me katër familje të tjera, pra në tavolinë ishin gjithsej 11 fëmijë të moshave nga 3 deri në 8 vjeç.
Sipas saj fëmiëjt e tyre u sollën mirë gjatë gjithë darkës dhe pas ëmbëlsirës, prindërit i lanë ata të luanin nëpër restorant.
“Fëmijët ishin ulur në njërin cep të tavolinës dhe ishin shumë mirë. Unë madje thashë në gjysmë të vaktit: ‘Nuk mund ta besoj se sa mirë po sillen ata’. Në këtë moment pronari u afrua tek tavolaina jonë. Ai kishte faturën në dorë dhe po na tregonte tarifën shtesë që duhet të paguanim,” kujton Landmann.
“Në fillim mendova se do të na bënte komplimente, por ai na kërkoi për të paguar faturën prej 50 dollarë. Kur kërkova shpjegim, pronari tha se fëmijët kishin bërë shumë zhurmë,” vijon Landmann.
“Ishte alarmante,” shton ajo, ndërsa kishin kërkuar shpjegime me email për faturën ekstra.
Në media, ende nuk thuhet nëse familja e ka paguar faturën ekstra apo jo, por ngjarja ka ngjallur komente në rrjetet sociale.
“Gruaja ime po tundte foshnjën (që ta vinte në gjumë) dhe menaxheri i këtij restoranti i tha asaj që nuk ta bënte këtë veprim në një restorant luksoz,” shkroi një person.
Të tjerë mendojnë që kjo është një masë e mirë disiplinimi, pasi ka shumë prindër që i lënë fëmijët të lirë të bëjnë çfarë të duan në restorante, duke i sjellë kështu bezdi klientëve të tjerë që janë duke drekuar apo darkuar./ S.M