NATO stërvitje në ishullin e Sazanit, Forcat Detare dalin me njoftimin urgjent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komanda e Forcës Detare shqiptare njofton se sot dhe nesër Forcat e Armatosura të Shqipërisë në kuadër të programit të stërvitjeve të NATO-së do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët “NEPTUN STRIKE 23-3” në ishullin e Sazanit dhe përreth tij.

“Stërvitja e përbashkët “NEPTUN STRIKE 23-3” do të zhvillohet në periudhën 30-31 tetor 2023. Të gjitha tipet e mjeteve të vogla lundruese dhe ato me kapacitet mbi 12 pasagjerë e kanë të ndaluar të vizitojnë dhe lundrojnë në afërsi të ishullit e Sazanit në një distance 1 milje detare përreth ishullit të Sazanit dhe pranë mjeteve lundruese ushtarake të NATO-s gjatë periudhës 30-31 tetor 2023.

Për sa më sipër, ju lutemi të merrni masa për shmangien e lundrimit të anijeve ku gjatë kësaj periudhe kohore të mos ketë lëvizje në rajonin e përcaktuar me qëllim shmangien e ndonjë incidenti detar” thuhet në njoftim./e.t

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV