Juristi “shpërthen” ndaj Ilir Meta/ Ka vrarë koka në vend, ai është lepurushe!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Romeo Kara, ka folur dje në lidhje me çështjen “për dyshimet se Ilir Meta ishte larguar nga vendi”. Avokati tha se SPAK duhet të provojë “briskun” tek Berisha ose Meta, ose sipas tij nuk mund të quhet SPAK. Debati ka degraduar edhe në fyerje, ndërsa ka biseduar me Faik Bashën në studio, anëtar i kryesisë së Partisë së Lirisë.

“SPAK nuk do të jetë SPAK pa provu briskun për me rruajt Metën apo Berishën. Gjithë kjo politikë që bëjnë ata në emër të popullit, nuk mund të kalojë pa pasur drejtësi. Morën zhveshën popullin nga pronat. (Akuza ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës), këta janë politikanë që mbollën parti anti-demokratike”, u shpreh avokati. Ndërsa Basha po tregonte që Meta është larguar për një takim pune jashtë vendit, Kara ka shpërthyer me një ton më të ashpër në akuza personale.

“Ai është lepurush, bile bile lepurushe. Ne nuk e shesim veten për të marrë poste”, iu drejtua Kara-Bashës. “Te kush hale është fshehur në Gjirin e Lalzit. Ilir Meta ka vrarë koka në vend”, vazhdoi të pyesë Kara anëtarin e kryesisë së Partisë së Lirisë. Pak ditë më parë Kara tha për gazetën “SOT” se  “është hall i madh të të mbroje Meta sot moralisht lidhur me akuzat për korrupsion. Është pikërisht rasti kur i dhjeri mundohet të pastrojë të përmjerrin. Ilir Meta bën mirë të sqarojë se për çfarë e kishte fjalën kur i tha Saliut: “se dy herë nuk do ta jepte dorëheqjen për Shkëlzenin”. Shumë shpejt do flasim gjerë e gjate edhe për vetë Ilir Metën, këtë pushtetar të babëzitur dhe të tjetërsuar deri në qelizë nga vjedhja e pasurive publike.”/e.t

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV