Ish-futbollisti i Ajax-it zgjohet nga koma pas 3 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një ndeshjeje miqësore në vitin 2017 ish-futbollisti i Ajax-it, Abdelhak Nouri, pësoi një dëmtim të frikshëm që e la atë në koma.

Së fundmi është mësuar se Abdelhak është zgjuar pas afro 3 vitesh, duke u rikthyer kështu në jetë.

Në një prononcim për“ De Wereld Draait Door”, vëllai i ish-lojtarit nga maroku, tregon për gjëndjen shëndetësore të Abdelhak, duke zbuluar se buzëqesh kur shikojnë së bashku ndeshje futbolli.

“Abdelhak është zgjuar, arrin të ushqehet, por nuk lëviz dot nga krevati. Në momentet më të mira komunikon duke lëvizur vetullat. Është i ndërgjegjshëm se ku ndodhet. Ka rëndësi të madhe për të qëndrimi pranë familjes.

Vëmë re se i pëlqen kur shohim ndeshje në televizor, ndonjëherë edhe buzëqesh. Ne bëjmë sikur nuk është i sëmurë dhe i flasim shpesh”,-tha Abderrahim Nouri./Fjala.al/

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV