‘Bëhet i gjallë’ Ilir Meta, jep konferencë për shtyp nga Partia e Lirisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politikani i majtë Ilir Meta, është shfaqur këtë të martë në një konferencë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë në Tiranë, ku ka denoncuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe ato që ai i quan plane korruptive të qeverisë socialiste.

“Ne jemi vendi me probleme më serioze me korrupsionin në Evropë. Pranë nesh, kemin një shembull shumë pozitiv, Kosovën, e cila renditet e para në rajon për luftën kundër korrupsionit. Ajo renditet e 58-ta në Evropë, më shumë se 30 vende mbi Shqipërinë.

Ju e shikoni, edhe nga zhvillimet e fundit, Parlamenti është kapur prej fyti nga kryeministri, një zyrë e qeverisë që miraton ligje me porosi vetëm për të vjedhur. Është dëshmi e qeverisë për të mos dhënë llogari në Parlament”, u shpreh politikani Ilir Meta.

Kjo konferencë e tij vjen pas aludimeve në media nga analistë të caktuar, se kryetari i Partisë së Lirisë ishte larguar nga Shqipëria, menjëherë pas akuzave zyrtare të Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është thirrur muaj më parë për të dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe është pyetur për disa orë. Hetimet, sipas atyre që kanë rrjedhur në media, lidhen me një lobim jashtë vendit dhe çështjen ÇEZ-DIA./   S.M

Të fundit

Sa mandate merr PS në Tiranë? Kandidati i Ramës: Synojmë 22 deputetë

Partia Socialiste synon 22 mandate deputetësh në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit. Deklarata është bërë nga...

Nis faturimi i energjisë për 15% më shtrenjtë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se një rritje prej rreth 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, pritet të hyjë...

Debate shterpë, pa asnjë vlerë

Nga Artur Ajazi Megjithëse fushata ka nisur de facto dhe de jure, duket se askush nuk merret me thelbin e saj, me elementët jetikë të...

Arrestohet truproja i kryeministrit, dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete bandave

Truproja i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut është arrestuar këtë të martë, pasi dyshohet se i ka dhënë informacione konfidenciale bandave kriminale. Bëhet fjalë...

“Luli në botën e çudirave”/ Hap thesin me gënjeshtra

Lul Basha ka hapur përsëri thesin e gënjeshtrave të humbësit serial, këtë radhë me qytetarët me të cilët zhvilloi sot takim në Njësinë 10...

Lajme të tjera

Web TV