Lionel Messi imiton legjendën e NBA me tetë unaza!/ Të ardhurat për bamirësi (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I teti “Top i Artë” i dha fundin një karriere mbresëlënëse Lionel Messit, që për fat të mirë për tifozët e futbollit, vazhdon ende me Inter Miami në MLS. Pikërisht duke marrë parasysh se ku luan tani ’10’ argjentinas, imitimi i “Adidas” kuptohet në mënyrë të përkryer.

Për të festuar fitoren e tij të tetë në çmimin e “France Football”, marka që ka qenë me të nga viti 2007 donte të rikrijonte foton ikonike të Bill Russell, Lordit të Unazave të NBA-së.

Me 11 tituj midis viteve 1957 dhe 1969, ikona e Boston Celtics njihet si një nga fituesit më të mëdhenj të sportit dhe është lojtari me më shumë kampionate në ligën amerikane.

Në të njëjtën mënyrë, megjithëse nuk janë njohje ekuivalente, Messi është deri tani futbollisti që ka fituar më shumë “Topa të Artë”, tre të tillë më shumë se Cristiano Ronaldo (i cili ka pesë) dhe shumë më tepër se ato që kanë fituar në ditët e tyre Michel Platini, Johan Cruyff dhe Marco Van Basten (nga tre secili).

 

 

Kompania e njohur shumëkombëshe sportive gjermane i dha Messit, për të festuar arritjen e tij të re, tetë unaza që nxjerrin në pah momentet kyçe të tetë “Topave të Artë”. Një detaj që do të shërbejë gjithashtu për të vazhduar zgjerimin e imazhit dhe famës së tij në shtëpinë e re, Inter Miami, ku i ka mahnitur menjëherë fansat./e.t

Të fundit

Tarifat e reja të Trump rrisin çmimin e naftës

Vendimi i fundit i presidentit amerikan Donald Trump se çdo shtet që blen gaz apo naftë prej Venezuelës, do...

Tarifa të ndryshme për siguracionin e makinës, eksperti tregon si dhe pse ndryshon

“Relativisht janë rritur, diskutohet për 10-20%, në funksion të llojit të mjetit”, kështu u shpreh eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe në studion lëvizëse të...

Si ndikojnë mediat digjitale në marrëdhëniet tona

Kur përdorim mediat sociale, nevojat sociale luajnë një rol të rëndësishëm. Përveç arsyeve praktike si kërkimi i informacionit apo argëtimi, ajo që na motivon më shumë...

SPAK ‘simbol shprese’ kundër korrupsionit të gjithëpërhapur në Shqipëri

Një hulumtim i kryer nga kompania ‘IDRA Research and Consulting’ zbulon se 91% e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është ende problem madhor në Shqipëri....

Rama rinis turin me diasporën! Në fundjavë në Kretë e Athinë, më 13 prill në Milano

Kryeministri Edi Rama i rikthehet takimeve me diasporën e cila në zgjedhjet e 11 majit do të votojë për herë të parë nga shteti...

Lajme të tjera

Web TV