“Po plakem”, Scarlett Johansson tregon si ka ndryshuar rutina e saj tani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përveç se një nga aktoret më të suksesshme të viteve të fundit, Scarlett Johansson është gjithashtu një nga yjet e Hollywood-it që investon më së shumti për mirëqenien e saj mendore. Ylli i “The Avengers”, “Black widow”, “Marriage story” etj, është shprehur gjithmonë se për të një mendje e shëndoshë nis nga një trup i shëndetshëm dhe për këtë arsye punon shumë për fizikun e saj.

Aktorja stërvitet katër ditë në javë për të qëndruar në formë dhe ndjek dietën mesdhetare prej shumë vitesh. “Kam bërë pilates tetë vitet e fundit dhe është e mahnitshme se si ka ndikuar në trupin tim”, -u shpreh ajo për “Stylist”. Por, duket se mosha është një “rrezik” edhe për të, ndaj aktorja është e detyruar ta pranojë këtë gjë dhe të kërkojë rrugë altërnative.

“Po ndodh, po plakem. Jam 38 vjeçe dhe trupi im po ndryshon. Kjo është e vërteta ime dhe tanimë po bëj paqe me të. Rutina ime e stërvitjes ka ndryshuar pasi edhe ritmi im metabolik nuk është më si më parë, ndaj tani po merrem kryesisht me ngritje peshash dhe boks”, -vijoi ajo rrëfimin e saj.

Në intervistë, aktorja foli edhe për betejën e saj me aknet dhe pranoi se për të është e dhimbshme të shikojë imazhe nga e shkuara: “Vëllai im sapo më tregoi fotot e mia në një festë familjare kur isha ndoshta 19 ose 20 vjeç dhe cilësia e lëkurës sime është krejtësisht ndryshe. Ato foto më sollën në mendje shumë kujtime të dhimbshme nga e kaluara. Kam luftuar me lëkurën time për kaq shumë kohë. Më pas, kur isha në të 20-at dhe 30-at e mia, fillova të përdor produktet e duhura dhe brenda një viti lëkura ime ishte krejtësisht ndryshe.”

Lexo edhe :  Rozana Radi trondit Gertën: Olta më do mua, zbulon arsyen pse nuk flasin dy motrat

Nisur nga përvoja e saj personale, aktorja vendosi të hedhë në treg vitin e kaluar një linjë produktesh për kujdesin e lëkurës, (The Outset): “Kur u thashë miqve të mi se po hapja një linjë produktesh për kujdesin e lëkurës, ata më thanë: Më në fund!”, -tregoi ajo./E.Ç

Të fundit

Shenjat e horoskopit që nuk kënaqen kurrë me asgjë

E keni vënë re që disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se cfarë fitojnë, nuk ndihen kurrë të...

Tension në fundin e takimit, momenti i përplasjes së trajnerit Conceicao me Calabrian

Milani mori një fitore spektakolare ndaj Parmës, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-2 dhe një fund drithërues.  Pas fishkëllimës së fundit nga arbitri Abiso, trajneri Sergio...

OSHEE kërkon 120 faturistë, të interesuarit mund të aplikojnë deri në 5 shkurt

OSHEE po kërkon 120 lexues të rinj për matësit e energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë, që do t’i bashkohen trupës aktuale prej 870...

Rehabilitimi i Parkut të Ulëzës, Rama: Infrastrukturë cilësore që nxit turizmin

Projekti për rehabilitimin e parkut të liqenit të Ulëzës do të mundësojë një infrastrukturë cilësore duke nxitur turizmin në zonë. Kryeministri Edi Rama ndau sot...

Papa Françesku kërkon datë të unifikuar për Pashkët katolike dhe ortodokse

Papa Françesku bëri thirrje të dielën për një datë të përbashkët për Pashkët mes kishave të krishtera, nën frymën e promovimit të unitetit. “Është një...

Lajme të tjera

Web TV