Von der Leyen në Sarajevë: Nuk lejojmë copëtimin e Bosnjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e KE-së ursula von der Leyen i ktheu përgjigje liderit të serbëve në Bosnje, i cili kishte folur për Serbinë e Madhe.

SARAJEVË – Bashkimi Evropian dëshiron që Bosnja dhe Hercegovina të ketë sukses në rrugën e saj të anëtarësimit në BE. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Sarajevë, pas një takimi me kryetaren e Këshillit të Ministrave të vendit, Borjana Kristo.

“E ardhmja e Bosnjës dhe Hercegovinës është në Bashkimin Evropian, si një shtet i vetëm, i bashkuar dhe sovran. Askush nuk e ndan dot Bosnjën. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në afrimin drejt BE-në”, tha Von der Leyen. Kjo deklaratë e der Leyen, vjen si përgjigje ndaj fjalimit të Dodik, që kishte bërë thirrje për krijimin e Serbisë së Madhe.

Shefja e KE-së shtoi se Bosnja duhet të veprojë si një e vetme dhe të mos lejojë pengesa. Von der Leyen nënvizoi nevojën për afrimin e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor me ato të BE-së.

“Ne kemi punuar për të ardhme më të mirë ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi një plan investimi me vlerë 30 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor dhe ky plan po sjell me shpejtësi rezultatet e veta. Një shembull i mirë janë projektet e autostradave dhe hekurudhave në vendin tuaj, të cilat janë lidhja e Bosnjës me Evropën Qendrore.

Ekonomia juaj është sa 35% e mesatares evropiane, që do të thotë se ka shumë potencial të pashfrytëzuar, i cili është i rëndësishëm për ne, dhe pikërisht për këtë po prezantojmë planin e ri të zhvillimit për Ballkanin Perëndimor”, tha Von der Leyen, raporton N1.

Gjatë vizitës, Von der Leyen nuk përmendi hapjen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të këtij viti. Megjithatë, Borjana Krišto nënvizoi se pret që Bosnja të inkurajohet me hapjen e bisedimeve të pranimit në union.

Lexo edhe :  Rama udhëton në Bavari, pritet nga miku i çmuar Markus Söder

Kristo tha se kjo vizitë ishte shumë domethënëse për rrugën e Bosnjes drejt BE-së. Ajo shtoi se ata diskutuan se çfarë ka bërë Këshilli i Ministrave në Bosnje e Herzegovinë në dhjetë muajt e fundit, në lidhje me rrugëtimin europian të Bosnjës. Kristo tha se në periudhën e ardhshme, Qeveria në Sarajevë do të punojë intensivisht në përmbushjen e reformave të nevojshme për integrim.

Një incident i vogël ndodhi gjatë kësaj vizite, ku një grup aktivistësh protestuan me pankarta “Von der Leyen dhe BE, fajtore për çfarë po ndodh në Gaza”.

Presidentja e Komisionit Europian nisi një tur ballkanik, ku takoi liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor./I.S

Të fundit

Probleme me tensionin, Erion Veliaj shtrohet në spitalin e Durrësit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar në spitalin e Durrësit, pasi mësohet se ka shfaqur probleme me tensionin. Mësohet se zyrtarit...

Pse dashuria nuk zgjat? Frojdi zbulon gabimin që gratë e bëjnë vazhdimisht

Psikoanalisti i famshëm Sigmund Freud, babai i psikoanalizës, ka lënë pas shumë citate dhe ide që edhe sot, më shumë se një shekull më...

1918 – Fundoset Carpathia, anija që sfidoi fatin dhe shpëtoi Titanikun

Ishte një emër që dikur shkëlqeu mes errësirës së Atlantikut – RMS Carpathia, anija që mëngjesin e akullt të 15 prillit 1912, përshkoi me...

Reshje të dendura ‘mbërthejnë’ vendin, raportohen për viktima

Të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe 290 të tjerë janë plagosur brenda 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme...

Pensionet e reja, përcaktohen koeficientët e indeksimit/ Kategoritë që përfitojnë

Qeveria ka miratuar vendimin, që përcakton koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së pensioneve, dhe që...

Lajme të tjera

Web TV