Libri me kujtime i Matthew Perry kryeson listat e ‘bestseller-ëve’ në SHBA dhe Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vdekjes së Matthew Perry-t në moshën 54-vjeçare, libri i tij me kujtime ‘Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing’, i botuar saktësisht një vit më parë, është ngjitur përsëri në krye të listës së librave më të shitur në SHBA dhe Britani të Madhe.

Ashtu siç pritej, vdekja e tij solli në sipërfaqe luftën e aktorit me varësitë dhe situatat e vështira që përjetoi gjatë jetës së tij.

Kështu, pak ditë pasi u gjet i vdekur në xhakuzin e shtëpisë së tij, fansat po i kthejnë faqet e tij për të lexuar jetën e tij dhe ngjarjet që e kanë shënuar.

Në të vërtetë, shitjet e tij “rrëzuan” kujtimet e Britney Spears “The Woman in Me” nga kryesimi i listës më të shitur të Amazon, siç raportohet nga Daily Mail.

Në më shumë se 250 faqet që shkroi, aktori detajon betejën e tij personale me varësitë, duke zbuluar se ai shpenzoi miliona dollarë në rrugëtimin e tij drejt maturisë.

“Duhet të prisja derisa të isha plotësisht i pavarur dhe larg varësisë për të shkruar të gjitha këto. Dhe gjëja kryesore ishte se isha shumë i sigurt se do t’i ndihmonte njerëzit”, tha ai për PEOPLE në 2022.

Libri “Miqtë, të dashuruarit dhe gjëja e madhe e tmerrshme” është përkthyer tashmë në më shumë se 25 gjuhë në mbarë botën./I.S

Të fundit

Pak minuta në SPAK, Berisha “shpërthen” ndaj Gjokës: Ta quajmë mashtruesen Irena Dumani

Ka zgjatur shumë pak minuta, “vizita” e kryedemokratit Sali Berisha në Prokurorinë e Posaçme. Për gazetarët, ai lexoi shënimin...

Revolta në PD? Dashnor Sula: Dështakët mblidhen në dreka peshku

Demokrati Dashnor Sula ka komentuar deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Kavajës. Fisnik Qosja, i cili bëri thirrje se ‘PD ka nevojë për ndryshim’. Përmes...

Si i mbolli flokët Salianji? Flet zv/drejtori i Burgjeve: Nuk ka kufizim

Zv/drejtori i Burgjeve, Feim Sufaj, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi se si Ervin Salianji mbolli flokët...

Ndryshime në Tokio, kush është Sohei Kamiya, “Donald Trump i Japonisë”

Pak më shumë se 104 milionë votues japonezë me të drejtë vote shkuan në qendrat e votimit këtë të diel për të zgjedhur një...

Mandati i katërt me “furtunë”, Rama premton epokë të re urbane

Këtë të hënë, 21 korrik, kryeministri Edi Rama iu rikthye rubrikës së tij virtuale “Sy m’Sy”. Komunikimin me qytetarët e nisi me aksionin më...

Lajme të tjera

Web TV