“Princi Philip ka vdekur, por Mbretëresha detyrohet të heshtë”, trondisin mediat britanike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Princi Philip ka vdekur dhe Mbretëresha Elizabeth po detyrohet që të heshtë pasi funerali i tij nuk mund të mbahej për shkak të situatës emergjente të shkaktuar nga Covid-19”.-raportojnë një numër i madh mediash britanike.

Këto raportime po qarkullojnë në të gjitha mediat vendase si dhe në rrjetet sociale, ku ka dhe nga ata që e gjykojnë një lajm të rremë dhe nga ata thonë se janë të shqetësuar për shëndetin e Mbretëreshës, shkruan ‘Huffington post’.

Princ Philip, 98 vjeç, është veçanërisht i ekspozuar ndaj kërcënimit të Covid-19 (i rënduar tani nga fakti se djali i tij Charles gjithashtu rezultoi pozitiv).

Ndërsa tabloidit britanik ‘Express’ raporton se dispozitat për funeralin e Princit Philip janë vendosur kohë më parë, por ditët e fundit bashkëshortja e tij kishte bërë disa kërkesa të reja.

Rituali i varrimit duhet të mbahet në prani të familjes, miqve dhe krerëve të shteteve të vendeve të pallatit Commonwealth, të cilët do të mblidhen rreth arkivolit në kishën e Shën Gjergjit në Kalanë Windsor, në stilin e një funerali ushtarak anglez. 98-vjeçari do të dëshironte të varrosej në kopshtet e Frogmore, në parkun e Kalasë së Windsor, ku prehen tashmë eshtrat e Mbretëreshës Victoria dhe Princi Albert, dhe jo në kapelën e Westminster, ku janë varrosur shumë anëtarë të tjerë të Familjes Mbretërore.

Nëse Princi Filip vdes para Mbretëreshës Elizabeth II, protokolli mbretëror parashikon që kjo e fundit të mbajë një periudhë tetë ditore zie./Fjala.al/

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV