“Bëni fëmijë, po çoni njerëzimin në harresë…”/ Elon Musk thirrje të rinjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

iliarderi i teknologjisë, Elon Musk, u ka bërë së fundmi një thirrje njerëzve që të bëjnë fëmijë.

Sipas tij, njerëzit duhet të stimulohen që të bëjnë fëmijë, për të nxitur rritjen e popullsisë në mbarë botën.

Musk, i cili është babai i 11 fëmijëve, parashikon se rënia e lindshmërisë do të çojë njerëzimin në harresë.

“Lindja e fëmijëve duhet të stimulohet dhe jo të jetë një ndëshkim financiar siç është në shumicën e vendeve”, tha miliarderi në një postim të rrjetin social X.

Sipas Elon Musk, ne duhet të krijojmë gjeneratën e ardhshme të njerëzve, ose të kalojmë në harresë.

Deklarata erdhi si përgjigje ndaj presidentes së Hungarisë, Katalin Novak, që postoi një sondazh në faqe ku pyeti:

“A duhet që njerëzit me fëmijë të jenë në disavantazh financiar në krahasim me ata pa fëmijë? Në Hungari, ne do të donim që njerëzit me fëmijë të kishin një avantazh financiar”.

Kjo vjen pasi Hungaria kohët e fundit njoftoi një sërë politikash pro-nataliste, duke përfshirë përjashtime nga taksat për gratë me më shumë se katër fëmijë, t’u fshihet kredia nëse çiftet kanë tre ose më shumë fëmijë etj.

Vit pas viti gratë në moshë riprodhuese planifikojnë të lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Shtyrja e moshës së martesës, karriera dhe ndryshimi i stilit të jetesës po i bëjnë gratë shqiptare gjithnjë e më pak të prirura për të krijuar familje e për të lindur më shumë se një fëmijë.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se gjatë vitit 2022 norma e fertilitetit ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021. Kjo është rënia më e fortë që nga viti 2015.

Lexo edhe :  Pushime me influencerët, mënyra e re e udhëtimeve në epokën digjitale

Fakti që vendi qëndron i pari në listën e shteteve me numrin më të ulët të lindjeve për tre vite radhazi, ka shqetësuar aq shumë qeverinë në Korenë e Jugut, sa ka nisur të marrë masa për te frenuar plakjen e popullsisë.

Për të ndryshuar prirjen negative, agjenci të shumta mblesërie janë hapur në vendin aziatik, ndërsa transmetohen edhe telenovela romantike më të ndjekura në të gjithë botën./S.M

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV