Ekspozita e 6-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës do të zhvillohet nga 5 deri më 10 nëntor në Shangai.
Në këtë ekspozitë do të mirëpriten mysafirë nga 154 vende, rajone e organizata ndërkombëtare. Më shumë se 3 00 ekspozues dhe 394 000 vizitorë profesionistë janë regjistruar.
Numri i kompanive të listës “Fortune 500” dhe kompanive kryesore të industrive përkatëse që marrin pjesë në ekspozitë ka arritur në 289, numri më i lartë në historinë e Ekspozitës së Importit.
Si ekspozita e parë në nivel kombëtar me temën e importit, Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës mendohet si një platformë e rëndësishme që kompanitë e huaja të zhvillohen në tregun kinez.
Nëpërmjet Ekspozitës së Importit, kompanitë e huaja mund të njohin thellësisht tregun kineze dhe të prezantojnë mallrat e përshtatshme për kompanitë kineze dhe konsumatorët kinezë.
Ekspozita e Importit është bërë një dritare e formimit të modelit të ri të zhvillimit të Kinës dhe platformë e nxitjes së hapjes me nivel të lartë. Kina është e përkushtuar për krijimin e një ekonomie botërore të hapur dhe për të ndarë së bashku me botën potecialet dhe rastet e zhvillimit.
Sipas statistikave të Ministrisë së Tregtisë, sivjet nga janari deri në shtator, numri i ndërmarrjeve të reja me investime të huaja në Kinë arriti në 37 814 dhe përdorimi real i investimeve të huaja nga industria e prodhimit ishte 262 miliardë e 410 milionë juanë, duke u rritur shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan CMG.
Kok Ping Soon, Kryezyrtar Ekzekutiv, Federata e Biznesit e Singaporit, lidhur me këtë ekspozitë shprehet se:
“Mendoj se Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës është një kontribut shumë i rëndësishëm i Kinës për globalizimin. Është një demonstrim i përkushtimit të Kinës për liberalizimin e vazhdueshëm të tregtisë, për lehtësimin e investimeve dhe hapjen e ekonomisë së saj të konsumit ndaj botës”.
Ndërkohë Zhou Wen, drejtor biznesi i departamentit të CT-së në “Siemens Healthineers” nënvizon se:
“Ne kemi marrë pjesë në ekspozitë për gjashtë vjet radhazi, sepse mendojmë se Ekspozita e Importit jo vetëm që shërben si një platformë për të ekspozuar produkte dhe teknologji të reja, por gjithashtu ndihmon në nxitjen e komercializimit të tyre.”/ S.M