“Kam punë me doktorin”/ I riu me pistoletë çakmak, alarmon uniformat blu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri është shoqëruar nga efektivët pasi alarmoi Policinë e Shtetit me lëvizjet e dyshimta para Kuvendit të Shqipërisë.

Prej rreth 30 minutash ai ka lëvizur në mënyrë të dyshimtë në hyrje të Parlamentit.

“Kam punë me doktorin”, dëgjohej duke thënë teksa fliste në telefon. Ai ishte i veshur me të zeza, ndërsa mbante kapuç në kokë dhe një çantë të zezë.

Në një moment, i riu shihet teksa nxjerr nga çanta një pistoletë çakmak dhe ndez cigaren.

Policia e Shtetit u lajmërua nga shërbimet e Kuvendit dhe shkuan në vendngjarje për verifikimin e personit. Pasi i riu nxorri pistoletën çakmak, efektivët e shoqëruan./   S.M

Të fundit

GJKKO e la në qeli/ Ilir Meta njofton konferencë për mediat nga burgu

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që la...

Avokati i Metës ia hedh fajin Kryemadhit: Kartat e kreditit janë përdorur nga Monika

Gjykata e Posaçme nuk ndryshoi masën “arrest në burg” për Ilir Metën. Avokati i tij Kujtim Cakrani tha se Meta kundërshtoi provat e reja...

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të re me Al Nassr, ndërsa marrëveshja...

Zbulohet ftesa e çuditshme për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Në botën e elitës globale, një ftesë nuk është thjesht një mesazh informues, është shpalosje stili, sinjal i qëllimit, madje edhe objekt koleksioni. I...

Zgjedhja e kreut të BKH-së, 6 kandidatë u skualifikuan, kush janë emrat që vijonë garën

SPAK ka bërë publik emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës për zgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare...

Lajme të tjera

Web TV