“Ciaran” goditi dje Shqipërinë/ Shi breshër dhe stuhi, si do të jetë moti për sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi ynë gjatë fundjavës do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e një stuhie të fortë që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe një pjesë të madhe të Evropës.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, dita e shtunë deri në mesditë parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të vazhdueshme dhe intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Ndërsa në periudha afatshkurtra reshjet do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive të forta shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Pas mesdite mot me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët apo shtrëngata afatshkurtra.

Ndërsa ditën e diel moti nis me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit më tepër të theksuara në veriperëndim dhe jugperëndim.

Në orët e pasdites në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Njoftimi nga SHMU:

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e periferisë së një stuhie të fortë që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe një pjesë të madhe të europës.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të vazhdueshme dhe intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Në periudha afatshkurtra reshjet do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive të forta shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Pas mesdite mot me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët apo shtrëngata afatshkurtra.

Lexo edhe :  "Bëra detyrën, nuk jam hero", flet efektivi i policisë që shpëtoi 3 qytetarë

Për ditën e Diel moti nis me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit më tepër të theksuara në veriperëndim dhe jugperëndim. Në orët e pasdites në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Vlen për tu theksuar se për ditën e Diel pritet erë tepër intensive dhe problematike kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-12m/s ndërsa me rrahje era intensive 15-25m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë./  S.M

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV