Pas stuhisë, fillojnë reshjet e para të dëborës në Ersekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në zonat malore të rrethit të Ersekës temperaturat kanë ulur dukshëm dhe në këto momente kanë filluar reshjet e para të dëborës për këtë vit.

Gazetari raporton se ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra në Vithkuq, në fshatra të thella në Ersekë dhe në disa njësi të tjera në Bashkinë e Pogradecit.

Po ashtu, në fshatin Panarit uji ka marrë një urë prej betoni duke lënë të izoluar 70 banorë të kësaj zone, të cilët e kanë të pamundur të lidhen me pjesët e tjera.

Prej ditës së djeshme në mbrëmjen ish-komuna e Lozhanit si dhe disa fshatra në Ersekë dhe Veçan janë pa energji elektrike.

Sakaq, janë 16 ekipe të OSHEE në terren, që po mundohen të riparojnë defektet e krijuara si pasojë e stuhisë./   S.M

Të fundit

Shehi akuza PS-PD: Po përçani emigrantët, ndaleni fushatën në Diasporë

Kryetari i LZHK, deputeti Dashamir Shehi, u ka bërë thirrje partive politike që të ndalin fushatën që po zhvillojnë...

Ardit Çuni në krah të Veliajt: Ke mbështetjen e gjithë atyre që e duan Tiranën

Këngëtari dhe producenti i njohur Ardit Çuni ka dalë në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një mesazh në rrjete sociale, Çuni shprehet se Veliaj...

Rama për BIRN: Veliaj do të qëndrojë në detyrë, ndalimi i tij në shkelje të standardeve

Në një reagim për rrjetin e gazetarëve BIRN, kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut të Tiranës, duke deklaruar se Erion Veliaj...

‘Më trajtuan si të isha Escobari’, Radja Nainggolan pas arrestimit: Përvojë e çuditshme

U dyshua si pjesëtar i një grupi që transportonin kokainë nga Amerika Latine për në Belgjikë dhe u vendos pas hekurave. Bëhet fjalë për...

Erion Veliajt i grisën kontratën

Lorenc Vangjeli Një prokuror i SPAK-ut dhe një gjykatës i GJKKO-së grisën papritur një kontatë shërbimi që qytetarët e Tiranës kishin firmosur dy vjet më...

Lajme të tjera

Web TV