“Jam miss, por pa kurorë…”/ Valbona Selimllari rrëfehet si asnjëherë më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eftuar në emisionin “Më Lër të Flas” ka qenë Valbona Selimllari. Ajo foli rreth eksperiencës së saj në jurinë e “Dancing With The Stars” dhe shumë histori nga karriera e saj ndër vite. Një ndër to ka qenë edhe fakti që është shpallur Miss Shqipëria në 1992. Për këtë çmim mjaft prestigjoz, Valbona zbuloi disa detaje më tepër…

Ajo zbuloi se nuk ka një kurorë pas marrjes së çmimit, pavarësisht se ky detaj është i rëndësishëm në programet e bukurisë. Valbona u shpreh:

E dini që në “Miss Albania” unë nuk kam kurorë. Jo, sepse kurora ishte prej kauçuku, u gjet në momentin e fundit. Aq e kishte misionin më duket, humbi vetë.
Më tej miss-i i parë shqiptar tregoi se të kesh këtë lloj çmimi është privilegj në disa raste.

Në fakt, unë fatin më të madh kam që njerëzit vazhdojnë ende të më duan dhe më thonë që ende mbetem e lezetshme.
Çfarë ka ndryshuar nga bukuria në përgjithësi, sipas Valbonës, përsa i përket operacioneve plastike?

Nuk paragjykoj askënd, absolutisht. Është e drejta e secilit të ndihen mirë me veten. Sepse ka një gjë. Psikologjikisht, ka vajza që nuk ndihen mirë me veten. Dhe mua më vjen keq që ato nuk kanë një hapësirë tjetër për tu kënaqur me vetveten, sepse ka plot gjëra. Dhe mesa duket në momente dobësie kanë nevojë të ndihen të bukura./e.t

Të fundit

Video/ Karkaleci i afrohet te qafa, Jennifer Lopez bëhet virale në rrjet me reagimin!

Një moment i papritur gjatë koncertit të Jennifer Lopez në Almaty tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe u bë...

Fotot e projektit, si do të jetë Akademia e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë foto të projektit për Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai thotë se ky projekt vjen...

Surpriza emocionuese e Arbanës për babain në dasmën e vëllait, lë të gjithë pa fjalë

Familja e moderatores së njohur Arbana Osmani ka përjetuar një ditë të paharrueshme, e mbushur me gëzim dhe emocione, në dasmën e vëllait të...

374,8 milionë lekë për të transformuar hyrjen Shirokë–Shkodër, FSZH hap tenderin

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli sot tenderin për projektin e ndërhyrjeve në bregun perëndimor të lumit Buna, që do të transformojë dhe rikualifikojë zonën...

Ishte duke notuar, humb jetën pushuesi në Divjakë

Një pushues në Divjakë ka humbur jetën duke notuar në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30. Viktima është 70-vjeçari Vangjel Thomai nga Lushnja. Dyshohet që i ndjeri...

Lajme të tjera

Web TV