Zhurmë, jo punë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi 

Ka 12 vjet, që opozita e këtij vendi, bën zhurmë, llafe, debate rrugëve, rrugicave, zyrave, kangjellave, dhe aspak punë. Në fakt puna  e saj, është  aksioni opozitar, bashkëpunimi institucional me pozitën, bërja e ligjeve të mira, të zbatueshme, puna e saj ë zbatueshme, puna e saj është vajtja pranë zonave elektorale (pasi ka vite që nuk njohin njerëzit që votojnë pro tyre).

Puna e opozitës nuk është zhurma në sallën e Parlamentit, zhurma në korridoret e tij, puna e saj mbetet fjala, diskutimi, dhe ndërtimi i një klime të favorshme mirëkuptimi mes palëve. Toleranca e shumicës qeverisëse, po merret nga opozitaristët, si dobësi. Edhe kur vjen Garda e Republikës, natyrisht ka një shkak. Dhe shkaku është flakadani, karriget e thyera, britmat, zënkat, rrumpalla që opozitaristët duan dhe krijojnë gjithmonë kur vjen e enjtja.

Avazi i “Mukes” thotë populli. Dhe në fakt, të enjteve, të hënave dhe çdo ditë jave kur ka Komisione, shqiptaret do të shohin në ekrane “grushtin dhe gishtin” e ngritur të Gazit, Berishës, Mul Nokës, apo dhe të tjereve, që kërcënojnë, hidhen nga kangjellat, hypin nga dritaret, zihen me gardistët (që zbatojnë vetëm urdhërin), dhe japin “show” në televizione. Vjen darka, dhe mblidhen në studiot e tyre, ku për 2 orë e ca, u japin shqiptareve “leksione demokracie”. Kjo është zhurmë, aspak punë, produktivitet parlamentar dhe politik, aq më pak, ti shërbesh demokracisë apo votuesve të tu.

Situata e fundit e krijuar mes palëve në Partinë Demokratike, ka sjellë reaksione zinxhir në Parlament, në Këshillat Bashkiake, dhe kudo ku gjenden të mandatuarit e kësaj opozite. Urdhëri mbetet konstant “pengoni, zhurmoni, mos punoni, akuzoni dhe largoni”, aspak lidhje me një opozitë të përgjegjshme e cila duhej të kishte ambicie pushteti, kur prezantohej me ide, programe, alternativa konkurruese, dhe njerëz të aftë. Zhurma sjell kaos në politikë, dhe kaosi sjell anarshi.

Lexo edhe :  Jonas Kepi në Shërbim të Shqipërisë: Një Diplomaci që Fillon nga Rinia

Kjo opozitë ka vendosur ti thotë “bujrum” anarshisë, por duke bërë gabim llogaritë e saj politike. Duke mos u marrë fare me hallet dhe problematikat e saj të brendshme, duke mos zgjidhur asgjë që ka lidhje me normalitetin e saj si parti, kjo opozitë çdo ditë që vjen, qartëson tek shqiptarët misionin e saj antidemokratik, antipopullor, deri në shpërbërjen e saj. Duke mos kuptuar asgjë nga ajo ç’ka ka ndodhur deri sot, kjo opozitë e zhurmshme, po i mohon vetes vazhdimësinë e saj politike, duke e varur fatin e saj në duart e ish-liderit historik.

Të fundit

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

Zjarre të mëdha përfshinë këtë muaj disa vende mesdhetare, duke i detyruar mijëra banorë në Katalonjë të Spanjës të...

Mori jehonë në të gjithë botën, personi me nanizëm rrëfen çfarë ndodhi në festën e Yamal

Festa madhështore e futbollistit të Barcelonës, Lamine Yamal, për 18-vjetorin e lindjes është vënë nën hetim nga autoritetet spanjolle, mes akuzave për diskriminim dhe...

Emërime të reja në burgje, zyrtarizohen drejtuesit e Peqinit dhe Elbasanit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka emëruar drejtuesit e rinj në Burgun e Peqinit dhe në Burgun e Elbasanit. Kështu, në Burgun e Peqinit është...

Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, hapen edhe kartelat e takimeve

Përfundon kontrolli blic në të gjitha burgjet. Inspektimi është kryer gjatë mbrëmjes dhe herët në mëngjes, bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha. Verifikimet janë...

Mandatet/ Gjykata Kushtetuese riaktivizon mekanizmin e një të pestës së deputetëve

Një vendim i shpallur nga Gjykata Kushtetuese në muajin maj, rrëzonte opozitën për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, por zbardhja e e plotë e tij më...

Lajme të tjera

Web TV