Pse Erdogan ndryshoi 360 gradë qëndrimin e tij për Izraelin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësi turk njoftoi gjithashtu ndërprerjen e marrëdhënieve me Benjamin Netanyahun

Turqia do të bëjë gjithçka për ta sjellë Izraelin përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare për shkelje të të drejtave të njeriut dhe krime lufte. Është provokimi i fundit që presidenti Recep Tayyip Erdogan ka nisur nga Ankaraja kundër qeverisë së shtetit hebre.

Udhëheqësi turk njoftoi gjithashtu ndërprerjen e marrëdhënieve me Benjamin Netanyahun dhe tërheqjen e ambasadorit të tij në Tel Aviv.

“Netanyahu nuk është më dikush me të cilin mund të flasim. Ne kemi hequr dorë”, tha ai. Vërejtjet e Erdoganit erdhën një javë pasi Izraeli tha se po “rivlerësonte” marrëdhëniet e tij me Ankaranë për shkak të retorikës gjithnjë e më të nxehtë të Turqisë për luftën kundër Hamasit, të cilin “sulltani” nuk e konsideron si një organizatë terroriste.

Vendimi për të tërhequr ambasadorin “është një hap tjetër i presidentit Erdogan për t’u bashkuar me Hamasin”, u përgjigj Ministria e Jashtme izraelite, duke kujtuar se “terroristët masakruan mbi 1400 njerëz dhe rrëmbyen 240”.

Megjithatë, kreu turk sqaroi menjëherë se jo të gjitha marrëdhëniet diplomatike do të ndërpriten. “Prerja e lidhjeve plotësisht nuk është e mundur,” specifikoi ai.

Përpara 7 tetorit, Erdogan dhe Netanyahu ishin takuar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së shtatorin e kaluar, duke rënë dakord për një shkëmbim vizitash dhe kryeministri izraelit pritej në Ankara në fillim të nëntorit.

Por situata ka evoluar ndryshe.

Në fakt, shteti hebre kishte njoftuar tashmë më 28 tetor tërheqjen e të gjithë diplomatëve të tij nga Turqia.

Tani Erdogan ka bërë të ditur se homologu i tij iranian Ebrahim Raisi do ta vizitojë atë në fund të nëntorit për të zhvilluar bisedime për Gazën./I.S

Lexo edhe :  Sulmi ajror izraelit vret gazetarin e Al Jazeera-s në Gaza

 

Të fundit

Lin Festival, mes trashëgimisë dhe muzikës, një festival me klasikët dhe modernët

Ripërjetimi i trashëgimisë kulturore dhe përçimi i saj tek brezat e rinj, ky është fokusi i Lin Festival i...

“Ai nuk është i mirëpritur këtu”/ Reagimi i banorëve të Alaskës para takimit Putin-Trump

Në një shtëpi të gjelbër me korniza druri, në një lagje të qetë të Alaskës, korrespondentja e Sky News, Martha Kelner, takoi Meg Leonard,...

Me një gotë mbi kokë duke kërcyer, ja si po i shijon Dua Lipa pushimet në Ibiza (VIDEO)

Dua Lipa duket se po i shojon në maksimum pushimet e saj në Ibiza. E veshur me shumë stil dhe rrethuar nga miq, këngëtarja shqiptare me...

Tifozët izraelitë shkaktuan një skandal ndërkombëtar me sloganin e tyre të turpshëm

Tifozët izraelitë, ose më saktë mbështetësit e Maccabi Haifa, shkaktuan një skandal mbrëmë (e enjte) në ndeshjen e tyre jashtë fushe në Hungari, ku...

Skandal në Shkodër/ Gurorja ndot lumin, banorët pa ujë të pijshëm

Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sot në protestë. As investimi i ujësjellësit një vit më parë nuk ka zgjidhur problematikën e ujit...

Lajme të tjera

Web TV