Vendimi i Strasburgut për Gërdecin/ “Rebelohet” Mediu: Çështja është parashkruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak orë pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu thekson në studion e News 24 se kjo gjykatë nuk cakton fajësi apo pafajësi për Fatmir Mediun, ndërsa nënvizon se çështja është parashkruar dhe se procesi aktual është jashtë çdo lloj afati.

“Pavarësisht se si ka vendosur Gjykata e Strasburgut, unë mendoj se familjarët nuk do të kompensohen dot në të gjitha pikëpamjet jo më në pikëpamjet financiare. Pastaj, konstatohet imuniteti im.

Pas vitit 2009, ne i kemi kërkuar Gjykatës së Lartë me shkrim që nuk e njohim imunitetin dhe Gjykata e Lartë ka theksuar se kjo është një çështje institucionale dhe jo individuale. Nuk ka asnjë diskutim pavarësisht se mund të bëhen aludime, Gjykata e Strasburgut nuk ka përcaktuar fajësi apo pafajësi për Fatmir Mediun dhe konstaton se gjykimi është i vonuar në kohë. Në gjykimin tim është jashtë të gjitha afateve që parashikon ligji dhe Kodi Penal pasi çështja është parashkruar”, theksoi ai.

Ai deklaron se dëshmitarët deri më tani në Gjykatën e Posaçme nuk e kanë fajësuar atë për ndonjë shkelje. “Ne jemi në një proces gjyqësor dhe ka filluar me pyetjen e dëshmitarëve. Të gjithë dëshmitarët kanë treguar se nuk kanë lidhje me akuzën e ngritur ndaj Fatmir Mediut për shpërdorim detyre. Marrëdhëniet kanë qenë me firmën private që ka marrë një kontratë nga Ministria e Mbrojtjes. Pastaj se si është vepruar duhet të përcaktojmë”, deklaroi ai. “Aty janë çuar sasi të mëdha municionesh, nuk janë zbatuar rregullat e demontimit”, tha më tej Mediu./E.T

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV