Donte të binte në peshë për dasmën e së bijës/ Substancat për dobësim i marin jeten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trish Webster vdiq pasi mori injeksionit e substancave të dobësimit Ozempic e Saxenda pasi donte të binte në peshë para dasmës së bijës së saj, teksa bashkëshorti i saj i tronditur thotë se ato kontribuan në vdekjen e saj

Por nëna australiane ka vdekur disa muaj para dasmës teksa përdorte injeksionet e hubjes në peshë.

56 vjeçares Trish Webster, i rekomanduan Ozempic dhe më pas Saxenda teksa donte të dukej elegante në ditën e madhe të së bijës dhe humbi 16kg për pesë muaj. Por shëndeti i saj mori një kthesë për më të keqen kur nisi simptomat e të vjellave, të përzierat dhe diarre

Bashkëshorti i i saj Roy tha se Trish u shemb përdhe në shtëpi më 16 janar teksa një shkumë ngjyrë kafe i dilte nga goja.

Ai nisi t’i bënte frymëmarrje artificiale dhe e ktheu në anë, por tragjikisht ajo vdiq po atë natë.

Në çertifikatën e vdekjes ishte shkruar ‘sëmundje akute gastrointestinale’, sipas programit vendas ‘60 Minutes Australia’.

Megjithse kjo nuk përcakton lidhjen me injeksionet që merrte, Roy beson se mjekimet shkaktuan vdekjen e gruas së tij.

Endokrinologia Dr Kathryn Williams tha se ka prova në rritje se përbërësi aktiv i mjekimeve si Ozempic shkakton komplikacione në tretjen. “Kur ne i rekomandojmë ato ne paralajmërojmë njerëzit. Ne u themi ‘mund të vjellësh një ose dy herë por nëse kjo vijon duhet të njoftosh dhe mjekimi duhet të ndalohet’”.

Roy tashmë kërkon hetim për vdekjen e gruas së tij duke thënë se kjo mund të parandalojë të tjera vdekje nga mjekimet e rekomanduara.

Dr Michael Camilleri, gastroenterolog në klinikën Mayo Clinic në Minnesota, SHBA, tha për rrjetin Daily Mail se vdekja e zonjës Webster është një rrëfim paralajmërimi për të gjithë ata që përdorin mjekimet e humbjes në peshë.

Lexo edhe :  Zvicra do modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

“Nëse pacientët nisin simptoma kronike gastrointestinale ata mund të kenë më pas komplikacione respiratore, prej kalimit te substancave ne rrugët respiratore.

Ozempic ose mjekime të ngjashme që merren në këtë rast duhet të ndalohen dhe të konsultohen mjekët”.

Saxenda është e lejuar në Britani si mjekim dietik, ndërsa Ozempic përdoret për diabetin dhe jo për humbjen në peshë, shkruajnë mediat britanike.

Rregullatori i mjekimeve në Britani thotë se shpesh përmbajtja e mjekimeve nuk përputhet me ingredients ne etiketë dhe kjo mund të rrezikojë shëndetin.

Hetimet vijojnë ne Australi per vdekjen e papritur /O.S

Të fundit

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Lajme të tjera

Web TV