“Më ofruan 10 mijë lekë nëse votoja”/ Zbardhet dëshmia për çështjen Beleri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, zbardh dëshmitë nga seanca me dyer të mbyllura për çështjen Beleri

Shefi i komisariatit të Himarës Ermal Ajdini u shpreh se nga Arsen Rama u njoftoi se Fredi Beleri po blinte vota për të fituar në zgjedhjet lokale. Por, arrestimi, sipas tij, nuk u bë menjëherë pasi “kishim dyshime se kishte persona të tjerë të përfshirë”.

Ermal AjdiniIsha shef në komisariatin e Himarës. Arsen Ramën e kam njohur se kam punuar aty. Në fund të majit ose prillit 2023 më bëri me dije në telefon se Fredi Beleri i ka thënë për të blerë vota.

Kam bërë verifikime dhe më tha pas një jave çfarë të bëj me përgjimin dhe kam bërë verifikime prapë dhe konstatova se informacioni qëndronte. Njoftova eprorët dhe bëra regjistrimin e çështjes në prokurori.

Pas kësaj, ai pranoi bashkëpunimin me drejtësinë, kam autorizuar përgjimin. Arsen Rama vishej sportiv dhe pas  arrestimit të Belerit, ai pati kërcënime dhe u largua drejt Vlorës

Provat i kam dërguar me postë. I kam pasur kontaktet dhe vëzhgimin me forcat operacionale. Kishim informacion se disa persona në fshatin Vuno do të pajiseshin me dokumente. Arsenin e kam shoqëruar unë në prokurori për të dhënë dëshminë e parë.

U binda nga faktet dhe kisha informacion për shkëmbimin e lekëve me Kokaveshin. Nuk u arrestuan direkt pasi kishim dyshime se mund të kishte të implikuar të tjerë.

Ne e arrestuam Belerin, pasi ai i dha lekët Kokaveshit. Ne kemi sekuestruar dy lista dhe njëra është dorëzuar pas dhënies së lekëve nga Kokaveshi.

Në listën e dëshmitarëve ishte edhe Gligor Mëkuri, që u shpreh në gjykatë se puna e tij është të mbledhë kanoçe dhe as e kishte idenë se emri i tij ishte në listë.

Lexo edhe :  Diell dhe ftohtë, ja parashikimi i motit për fundjavën

Gligor Mërkuri: Unë mbledh kanoçe, nuk e dija që e kisha emrin në listë. Më thanë që të votoja për Belerin do më jepnin 100 mijë lekë. Ndërsa për gruan dhe mamanë edhe njëqind të tjera. Lekët do m’i jepte Niko Panajoti që e kam të afërt të nënës. Ne nuk i morëm lekët sepse nuk votuam  /O.S

Të fundit

Armëpushimi nis mëngjesin e së dielës. Izraeli, sulme deri në minutën e fundit

Armëpushimi në Gaza do të nisë të dielën në 08 e 30, me orën lokale, ose 7 e 30...

Pija perfekte e mëngjesit, uji me kete frut pastron mëlçine dhe permireson tretjen

Një nga pijet më të famshme është uji me rrush të thatë. Pija me rrush të thatë mund të bëhet shpejt një zakon sepse...

Shqipëria, potencial për litium?

Për herë të parë vendi ynë do të ketë Udhërrëfyesin mbi Potencialin e Lëndëve të Para Kritike dhe Strategjike. Ky udhërrëfyes do të ofrojë një...

Ukraina ndërpret gazin rus, Orban: Europa po shkon drejt një krize energjetike.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka cilësuar situatën e fundit energjetike në Europë, si alarmante. Sipas tij aktualisht vendimet e Ukrainës për të ndërprerë...

Trajneri i Dinamos: Statistikat nuk vlejnë ndaj Elbasanit, pres takim delikat

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja doli në konferencë para ndeshjes ndaj Elbasanit. “Nuk do të thotë asgjë që e kemi mundur Elbasanin në dy ndeshjet...

Lajme të tjera

Web TV