Bilancet/ Shtyhet dorëzimi, bizneset afat deri më 31 dhjetor për tatimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëpërmjet një Akti Normativ të publikuar edhe në Fletoren Zyrtare, qeveria ka vendosur të shtyj afatet për dorëzimin e bilanceve financiare dhe afatin për deklarimin e këstit të tatim fitimit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë, në kuadër edhe të masave të marra pas situatës së krijura nga COVID-19.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaroi se se afati i dorëzimit të deklaratës vjetore të tatimit mbi fitimin për vitin fiskal 2019, është data 31 mars 2020.

Për tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14 milionë lekë, afati i pagesës së tatimit të llogaritur pakësuar me parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore është data 31 mars 2020.

Tatime publikojnë edhe ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, përmes Aktit Normativ të Qeverisë në lidhje me afatet e dorëzimit të pasqyrave financiare për të gjithë tatimpaguesit, pagesës së tatimit mbi fitimin vjetor 2019 si dhe të kësteve paraprake të vitit 2020, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë.

Për të gjithë tatimpaguesit, bilanci kontabël, së bashku me anekset e tij, si dhe çdo e dhënë tjetër e përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave nr.5 datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, në zbatim të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, dorëzohet brenda datës 31 Korrik 2020.

Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 milionë lekë, tatimi i llogaritur në bazë të deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme, pakësuar me shumat e përcaktuara sipas nenit 37 të Ligjit nr. 8438, dhe me parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore, paguhet nga tatimpaguesi me urdhërpagesën përkatëse, brenda gjashtë mujorit të dytë 2020.

Lexo edhe :  Kursi i këmbimit 2 janar 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari

Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 milionë lekë, këstet e tatim fitimit të tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020.

Këstet paraprake të tatimit mbi fitimin, të tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020.

Tatimet sqarojnë se për çdo informacion apo asistencë të nevojshme, tatimpaguesit mund të kontaktoni qendrat e Shërbimit për Tatimpaguesit në çdo drejtori rajonale, duke përdorur kontaktet e publikuar në https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtoritë-rajonale, (me telefon gjatë orarit të punës 08.00-13.00, e hënë – e premte si dhe me email), shërbimin LiveChat në faqen e internetit të Administratës Tatimore tatime.gov.al si dhe të telefononi në numrin pa pagesë të Qendrës së Thirrjeve 0800 00 02 gjatë orarit 08.00-13.00, e hënë – e premte.

Të fundit

Kush humbi dhe kush fitoi? Tatëpjeta e euros në 2024 dhe fati i (pa)ditur në 2025

22 vjet në treg kur dhe u hodh për herë të parë në qarkullim si monedhë fizike, euro në...

Tentohet të vritet ish-diktatori sirian Bashar al-Assad, dyshohet se u helmua në Moskë

Ish-presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, raportohet se ka shpëtuar nga një tentative për vrasje në Moskë, ku ai ishte strehuar me familjen e tij...

Zgjedhjet e 2025, rikthimi i tretë apo beteja e fundit politike e Sali Berishës?

Fundviti i shkuar Sali Berishën e gjeti të mbyllur mes katër mureve të banesës së tij. Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK izoloi...

U kthye në “mollë sherri” për plagosjen e Klea Prengës, shpallet në kërkim Jetmir Pepaj

Jetmir Pepaj është shpallur në kërkim nga policia pas një incidenti të ndodhur në një klub nate në kryeqytet gjatë natës së ndërrimit të...

Sërish vjen 10 shkurti

Enver Robelli Listat për deputete e deputetë u bënë publike pak para se ky vit të përfundojë. Fushata elektorale ka filluar, ndonëse jo zyrtarisht. Polarizimi,...

Lajme të tjera

Web TV