Edhe Turqia pezullon fluturimet, Erdogan: Me lejen e Allahut do e kapërcejmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se në kuadër të masave për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) Turqia do të pezullojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare, përderisa numri i vdekjeve nga pandemia në vend u rrit në 92.

Në një fjalim drejtuar kombit, Erdoğan tha se “të gjitha fluturimet ndërkombëtare janë pezulluar për një periudhë të pacaktuar”.

Sa i përket transportit të brendshëm, presidenti turk tha se udhëtimet brenda qyteteve tani do t’u nënshtrohen lejes së autoriteteve lokale.

Duke theksuar se Turqia ka klasën më të mirë të shtretërve të kujdesit intensiv për popullatën, Erdoğan tha se ata po rrisin prodhimin e respiratorëve.

“Nëse i marrim të gjitha këto masa paraprake, me lejen e Allahut besojmë se do ta kapërcejmë këtë çështje”, tha presidenti turk, raporton ‘AA’, duke i bërë thirrje popullit të qëndrojnë të qetë dhe të mos frikësohen.

“Ne vazhdojmë luftën të vendosur kundër COVID-19, së bashku me popullin tonë, me bindjen se asnjë fatkeqësi nuk është më e madhe se fuqia jonë”, shtoi Erdoğan.

Pas shfaqjes dhjetorin e kaluar për herë të parë në Wuhan të Kinës, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 175 vende dhe rajone.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, mbi 585 mijë raste janë raportuar në të gjithë botën, me mbi 26.500 vdekje dhe rreth 129.500 të shëruar.

Italia, Kina, Irani dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të prekura nga ky virus, i shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pandemi globale.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV