Sinoptikania: Stuhi deri më 20 Nëntor. Ja zonat më të rrezikuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sinoptikania Lajda Porja nga MeteoAlb ka parashikuar gjendjen e motit përgjatë ditës së sotme dhe në vijim. Në një lidhe për Klan News, Porja thotë se kjo e Mërkurë do karakterizohet nga rrebeshe shiu deri në orët e vona të natës. Ndërsa nesër na pret një ditë pa shi, por më e ftohtë.

“Lajmet nuk janë shumë të mira, parashikohet që deri në 5 të mbasdites zonat veriore dhe qendrore do kenë intensitet reshjesh mesatare e herë pas here të lartë. Do bien mbi 80 mm që është një sasi e lartë duke marrë parasysh kohën afatshkurtër.

Pastaj në zonat jugore nga ora 7 e mbrëmjes do ketë probleme qarku i Vlorës apo Gjirokastrës. Parashikohet të kemi një ndërprerje të reshjeve pas orës 10 të natës ku do ketë një dobësim gradual.

Pastaj nga ora 24:00 deri në orën 03:00 do kemi rrebeshe shiu dhe stuhi, por që era do jetë e përkohshme. Nesër do ketë një përmirësim të ndjeshëm të motit, ndërsa të Premten do ketë një tjetër stuhi që do godasë brigjet e Shqipërisë. E Premtja dhe e Shtuna do ketë reshje në gjithë Ballkanin.”

“Të paktën deri në datën 20 Nëntor do prodhohen stuhi tropikale në Paqësor të cilat do godasin Italinë Jugore e rrjedhimisht edhe Shqipërinë. Të Dielën do ketë një përmirësim të ndjeshëm ndërsa të Hënën sërish reshje”, theksoi sinoptikania.

Zonat që duan më shumë kujdes?

Shkodra e Lezha në veri-perëndim

– Kruja, Laçi, Tirana dhe Elbasani (Zonat e Shqipërisë së Mesme)

Sipas Porjas, përmbytjet në këto zona janë të pashmangshme.

A rrezikohet lundrimi në zonat bregdetare?

Parashikohet që problematike të jetë kryesisht dita e sotme, nga ora 11:30 deri në orën 16:00, më pas do ketë qetësi. Sot parametri i erës nuk do jetë shumë problematik, por do ketë rrebeshe.

Lexo edhe :  "Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?"/ Erion Braçe leksion Ramës

A do ulen temperaturat?

Nesër do jenë temperaturat e ulëta, mëngjesi pa reshje, por i ftohtë. Të premten do ketë rritje të temperaturave, përplasjet e masave ajrore do sjellin reshje në fundjavë. Problematikë e këtyre ditëve do jenë më shumë reshjet se temperaturat. Nesër s’do ketë reshje dhe do ketë mundësi që të tërhiqen ujërat./   S,M

Të fundit

Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj. Përmirësimi i cilësisë...

1933 – Në Gjermani, Partia Naziste bëhet e vetmja parti legale

Më 14 korrik 1933, në Gjermani u firmos një nga dekretet më të errëta të epokës së pas Luftës së Parë Botërore: "Ligji për...

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

arret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të...

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet përballë djalit...

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara...

Lajme të tjera

Web TV