“Meta mund të shkojë sërish në SPAK”/ Avokati zbulon prapaskenat e forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Arbër Hoxhaj i ftuar në një emision televiziv, foli në lidhje me paraqitjen e ish-presidentit Ilir Meta, ditën e sotme në SPAK.

Ai theksoi se sot është thirrur në cilësinë e ish-ministrit për çështjen CEZ-DIA, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që mund të thirret sërish.

“Prokuroria e Posaçme po heton se si CEZ dhe DIA kanë lidhur një marrëveshje mes tyre dhe në çfarë  rrethanash e kanë lidhur atë. Meta është thirrur në cilësinë e ish-ministrit. Meta mund të paraqitet një herë, dy herë mund të paraqitet dhe 32 herë por pozicionin procedurial e vendos prokuroria e posaçme. Por për momentin është thirrur për CEZ-DIA”-tha ai.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në SPAK.

Para se të hynte brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ai tha për gazetarët se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA.

Dosja Cez -Dia, e regjistruar nga SPAK si një histori e mbartur nga ish prokuroria e krimeve të rënda, i ka ngritur sërish temperaturat pas lirimit të Kastriot Ismailaj, pronari i kompanisë DIA, i cili është larguar në Vjenë pranë familjes që ka marrë azil./  S.M

Të fundit

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në...

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Lajme të tjera

Web TV