FOTO/ Vendi përmbytet për herë të dytë në pak ditë. Uji mbulon Tiranën, Vlorën e Durrësin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përmbytjeve të javës së kaluar, reshjet e kësaj të mërkure kanë sjellë të njëjtën situatë problematike në shumë zona të vendit.

Situata u shfaq e rënduar në kryeqytet, ku rrugët u mbuluan nga uji, duke vështirësuar kalimin për këmbësorët.

Një makth ishte mëngjesi i sotëm për drejtuesit e mjeteve që përveç prezencës së ujit në rrugë u përballën me një trafik kaotik.

Prezencë uji raportohet edhe në disa godina në katet 0.

Problematike situata edhe në Durrës, ku uji mbuloi rrugët dhe trotuaret duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa dhe te “Ura e Dajlanit”.

Uji deportoi edhe brenda qendrës shëndetësore në Sukth. Nuk janë raportuar për problematika në port, megjithatë autoritetet kanë ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit.

E njëjta panoramë edhe në Vlorë.

Përmbytjet u shfaqën më të rënda në lagjen “1 maji”, “24 maji”, disa zona në qendrën e qytetit, rruga “Transballkanike”, zona e “Albano e Romina”, teksa qytetarë mbetën të bllokuar brenda automjeteve.

Probleme edhe me lundrim, teksa është pezulluar nisja e tragetit Vlorë-Brindizi.

Po ashtu, është ndaluar lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla.

Problematike me përmbytjen e rrugëve situata është shfaqur edhe në Fier, Lezhë dhe zona të tjera.

Në Mirditë, uji ka mbuluar oborret e disa banesave, teksa përroi i Zmejës doli nga shtrati.

Në aksin rrugor Skuraj-Burrel u bllokua rruga në fshatin Shkopet nga një rënie masive gurësh. E njëjta situatë në njësinë administrative Milot, në Kurbin.

Probleme me rënie të gurëve dhe inerteve janë shënuar në të tjera akse në veri të vendit si Bogë–Theth, Hani i Hotit-Tamarë, Dushaj–Lekbibaj, Kukës–Shishtavec, Bajram Curri–Valbonë, Vau Dejes–Pukë–Kukës, Skuraj–Ulëz. Problematika edhe në zonën e Shkëmbit të Kavajë.

Lexo edhe :  Jordan Aviation nis fluturimet charter direkte nga Ammani drejt Tiranës

Ndërprerje e energjisë elektrike është raportuar në Kukës, Tropojë, Shkodër dhe Fier.

Sinoptikanët paralajmërojmë vijim të reshjeve deri në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure. Pas një ndërprerje gjatë ditës së enjte, pritet rikthimi i të reshjeve dy ditët në vijim. E diela po ashtu parashikohet pa reshje, megjithatë pritet sërish reshje javën e ardhshme./   S.M

Të fundit

Djali i “El Chapo” pranon fajësinë në SHBA, do të dënohet më pak se babai i tij

Një nga djemtë e narkobosit meksikan, Joaquin “El Chapo” Guzman, bashkëthemelues i kartelit Sinaloa, Ovidio Guzman Lopez, ka pranuar...

BE dhe SHBA në prag të përçarjes tregtare/ Tarifat e Trump shkaktojnë krizë

Evropa po pret letrën e re të Donald Trump në lidhje me përditësimin e tarifave, ndërsa Brukseli po përgatitet të propozojë vendosjen e një...

BE ‘godet’ konsumatorët e duhanit/Rritje e madhe taksash për cigaret në të gjithë unionin

Bashkimi Evropian po përgatit një goditje fiskale të paprecedentë ndaj duhanit. Akcizat do të rriten me mbi 1,000%, taksa të reja mbi cigaret elektronike dhe...

“Mu thafshin duart për atë votë”/ Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë, ndërtoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga Thethi shpreh shqetësimet e thella për aksionin e...

Aktivisti pro palestinez padit Trump/ I kërkon shumë marramendëse dëmshpërblimi

Asgjë nuk do t’ia kthejë Mahmoud Khalil-it 104 ditët e kaluara në qendrën e ndalimit në Luiziana: “Trauma, ndarja nga bashkëshortja ime, lindja e...

Lajme të tjera

Web TV