“Janë thirrur shumë persona”/ Karamuço tregon hapin e radhës të SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur lidhur me hetimet që po zhvillin SPAK.

Një një intervistë për Abc, Karamuço tha se tani jemi në shkollën amerikane që po e aplikon SPAK.

Sipas tij do të ketë hetime të tjera dhe do të kenë të bëjnë me paratë, asetet e bizneset.

“Në këto 33 vite Shqipëria ka kaluar shkollën e investigimit , ka qenë në shkollën ruse, erdhi në shkollën kontinentale dhe tani jemi në shkollën amerikane që po e aplikon SPAK. Shkolla, që pa ardhur tek prova nuk shkon dot te personat, ky është edhe trajnimi që kanë bërë. Janë dy teknika që po hetohen. Këto janë dosje depërtimi.

Nëpërmjet këtyre do të fillojnë hetime të tjera që kanë të bëjnë me çështje pasurore. Është më e thjeshtë sot të mbërrin tek e vërteta nëpërmjet dëshmive, kontrollit të të gjitha sistemeve. Janë thirrur shumë persona gjatë këtyre ditëve.

Nuk jemi në gjendje të deshifrojmë për çfarë janë marrë në pyetje, por  do të shikohen TIMS, udhëtimet, hotelet. Këto janë raste hetimore me manual që dinë edhe fillimin edhe mbërritjen. Ti mund të asgjësosh një dosje, por paratë asetet nuk i fsheh dot, edhe nëse janë të tjetërsuara.

Nëpërmjet hetimit të parave, aseteve dhe bizneseve do të dalë e vërteta. Mbërritja e zotit Ismaliaj pas dënimit, pasi ka lënë qeli, ka mbërritur fillimisht në Vjenë dhe më pas nuk dihet ku ka shkuar. Mendoj se mund të ketë një rrëfim të penduari”,tha ai./  S,M

Të fundit

Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën...

Spanja në “luftë” me flakët, raportohet për 7 viktima nga zjarret

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të...

“Rreziqet janë të larta” Trump niset drejt Alaskës

Trump është nisur me aeroplanin qeveritar në Bazën e Përbashkët Andreës pranë Uashingtonit. Bëhet e ditur se Trump është nisur për në Alaska. Trump postoi...

Sa zjarrvënës jemi?

Fatos Çoçoli Sikur të mos mjaftonte korriku 2025 me zjarret e shtuara 15 herë në krahasim me korrikun 2024, po kalojmë edhe në këto dy...

Goditje e fortë! Arrestohet kryebashkiaku opozitar dhe 43 zyrtarë të tjerë

Autoritetet turke arrestuan sot kryetarin e një bashkie të rëndësishme të Stambollit, së bashku me rreth 43 zyrtarë të tjerë, duke e zgjeruar fushatën kundër...

Lajme të tjera

Web TV