Marrëveshja për emigrantët me Italinë/ Soreca: Do ratifikohet në parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian, tashmë ka në dorë marrëveshjen për emigrantët firmosur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni më 6 nëntor dhe po bën vlerësimin.

Këtë e bëri të ditur Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i delegacionit të BE-së gjatë konferencës për median pasditen e sotme pasi i dorëzoi qeverisë progres raportin e Komisionit Europian

“Ne e kemi marrë tekstin dy ditë më parë dhe e kuptojmë se ky tekst është vetëm një hap i parë.  Për momentin është e parakohshme të japim një vlerësim për dokumente që kanë më shumë vlerë politike dhe jo ligjore. Në çdo rast BE dhe vendet anëtare mund të bashkëpunojnë me vendet e tjera duke respektuar legjislacionin e BE”- tha Soreca.

Ndërkohë në emër të qeverisë zv/kryeministrja bëri të qartë se marrëveshja nuk është në fazën finale dhe se do të ratifikohet në parlament.

“Marrëveshja e firmosur nga kryeministri në Romë ka kaluar në qeveri të gjithë procesin e parashikuar dhe do të shkojë në parlamentin shqiptar për tu ratifikuar. Nuk është marrëveshje e cila ka përfunduar rrugëtimin e saj.

Kryeministri ka bërë të qartë dhe askush nuk duhet të shqetësohet as për qëllimin dhe as kornizën juridike të saj pasi respekton të drejtën ndërkombëtare dhe detyrimin e palëve. Si do të funksionojë prona, kush do ta administrojë dhe sa do të zgjasë.

Ne jemi një vend që na ndan 70 milje dhe kur vjen fjala për solidaritet jemi solidar me një vend strategjik dhe të pazëvendësueshëm si shteti Italian.

Na vjen keq që merren me ngjyrën e lëkurës së emigrantëve. Është rrugë e gjatë. Do ta shkojë në parlament. Do ta dëgjoni në komisione. Do jetë transparente dhe secili mund ta lexojë” tha zv/kryeministrja Balluku në konferencë për median.

Lexo edhe :  Padia për shpifje ndaj Blinken/ Justifikohet Berisha: Asokohe kishte imunitet…

Ndryshe nga vitet e tjera raporti nuk iu dorëzua në dorë kryeministrit por zv/kryeministres, pasi Rama është nisur në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron. /O.S

Të fundit

Grupet kriminale nga Ballkani po zgjerojnë rolin e Afrikës në tregtinë e kokainës

Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, të cilat janë ndër trafikanët kryesorë të kokainës në Evropë, po konsolidojnë praninë e...

Sondazhi: Shqipëria, më entuziastja për anëtarësimin në BE

Një sondazh i publikuar së fundmi nga Eurobarometri tregon se 56% e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të...

Fermeri italian që kultivon grurë në Vlorë: Do iki nga Shqipëria!

Prej shtatë vitesh, në fshatin Vllahinë të Vlorës jeton e punon Michele Ricci, një fermer italian i martuar me shqiptare. Ai investoi në Vllahine...

Jorida Tabaku jep alarmin: Shqiptarët po humbasin…

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në platformën “Facebook”, shprehet e indinjuar duke thënë se as turizmi...

Çmimi i arit prek rekorde të larta historike

Çmimi i arit ka prekur një nivel tepër të lartë historik, ndërsa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes një pasigurie ekonomike...

Lajme të tjera

Web TV