Makthi më i keq i Joe Jonas: Tre ish-të dashurat e tij së bashku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Joe Jonas, në orët e fundit, ka jetuar makthin e të gjithëve ne: ka parë tre ish-të dashurat e tij të ribashkuar në të njëjtin vend. Dhe duke qenë se gjërat mund të shkojnë gjithmonë më keq nga sa prisni, këta janë tre ish-et me të cilët ai pati përfundime mjaft të stuhishme. Po flasim për Gigi Hadid, Taylor Swift dhe Sophie Turner. Në fakt, të treja janë fotografuar – së bashku me Selena Gomez dhe Brittany Mahomes, gruaja e futbollistit, Patrick Mahomes, shoku i skuadrës së Travis Kelce – teksa kanë kaluar mbrëmjen së bashku. Këngëtari mund ta gënjejë veten se grupi ka folur për kinema, muzikë, seriale, politikë apo ndonjë temë tjetër që nuk e shqetëson, por jemi pothuajse të sigurt që nuk ka ndodhur kështu.

Si të mos bëni pak thashetheme për djalin që ju la me një telefonatë që zgjati disa sekonda (Taylor Swift) ose që ju akuzoi se e keni ngushëlluar veten shumë shpejt pas përfundimit të historisë suaj të dashurisë (Gigi Hadid) ose me kë keni një divorc mjaft të stuhishëm (Sophie Turner)? Pothuajse e pamundur. Dhe ka të ngjarë që komentet e të trejave – me Gomez dhe Mahomes në rolin e pazakontë të ndërmjetësve – nuk ishin aspak lajkatare. Në fakt, nga komentet indirekte të këngëtares, modeles dhe aktores, Joe nuk duket të jetë i dashuri ideal. Ai shfaqet mjaft i përqendruar tek vetja, i pakujdesshëm ndaj partneres dhe i gatshëm për të ikur kur ka një bisedë të vështirë për t’u përballur./E.Ç

Të fundit

Jo thjeshtë thashetheme, Barack dhe Michelle Obama drejt divorcit?

Burime të afërta me ish-Presidentin Barack Obama dhe ish-Zonjën e Parë Michelle Obama sugjerojnë se çifti po përballet me...

Donald Trump i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon si duhet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të cilat tregojnë se autizmi...

Zbulimi i vilës antike romake në Durrës pezullon rindërtimin e shkollës

Reshjet e javës së kaluar kanë përmbytur pjesërisht edhe disa nga kuadratet e zbulimit arkeologjik të zonës ku më parë ngrihej shkolla “Gjergj Kastrioti”...

Zjarri në bodrumin e Spitalit Psikiatrik në Tiranë/Policia: Shkak një shkëndijë elektrike

Bodrumi i Spitalit Psikiatrik në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Policia njofton se nga flakët janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa shkak...

Tentoi të hynte në Shtëpinë e Bardhë përmes gardhit, arrestohet

Një person i paidentifikuar  u arrestua nga Shërbimi Sekret të hënën, pasi u përpoq të ngjitej nga gardhi përgjatë territorit jugor të Shtëpisë së...

Lajme të tjera

Web TV