Paralajmëron Banka e Shqipërisë: Rreziqet e inflacionit janë në rritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raporti tremujor i politikës monetare për tremujorin e katërt të vitit konstaton se pasiguritë për të ardhmen janë shtuar dhe rreziqet ndaj inflacionit janë rritur. Banka e Shqipërisë vlerëson se, ashtu si edhe në ekonomitë partnere, kthimi i inflacionit në objektiv pritet të jetë një proces gradual, në kushtet kur presionet e brendshme mbi çmimet, veçanërisht nga tregu i punës, shfaqen të qëndrueshme.

Inflacioni në Shqipëri zbriti në një nivel mesatar prej 4.1% në tremujorin e tretë, nga nivelet respektive prej 6.5% dhe 4.6% në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit. Trendi rënës i inflacionit është ndikuar nga rënia e çmimeve të naftës dhe inflacioni më i ulët i ushqimeve, në pasqyrim të rënies së këtyre çmimeve në tregjet globale dhe mbiçmimit të kursit të këmbimit. Por, nga ana tjetër, inflacioni bazë dhe, në veçanti, inflacioni i shërbimeve vijojnë të qëndrojnë në nivele të larta, duke dhënë një kontribut të qëndrueshëm në inflacion dhe duke frenuar reduktimin e mëtejshëm të tij.

Informacioni i ri ekonomik tregon se kërkesa në ekonomi po rritet më shpejt se aftësia e ekonomisë për t’i shërbyer asaj. Kështu, rritja ekonomike u përshpejtua në 3.2% në tremujorin e dytë dhe të dhënat indirekte sugjerojnë një rritje më të shpejtë në gjysmën e mbetur të vitit. Rritja ekonomike është ushqyer nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit të shërbimeve, si dhe është mbështetur nga shëndeti i mirë financiar i sektorit privat, nivelet e larta të besimit të tij dhe rritja e shpejtë e turizmit. Në të njëjtën kohë, ajo ka gjeneruar një kërkesë të lartë për punësim, kërkesë e cila po has vështirësi të plotësohet nga tregu i punës.

Kushtet në këtë treg vijojnë të jenë të shtrënguara, të shfaqura në nivelet e ulëta historike të shkallës së papunësisë, në nivele të larta historike të mungesës së fuqisë punëtore dhe në rritjen e shpejtë të pagave. Këto të fundit përshpejtuan normën rritëse në 16.9% në nivel ekonomie dhe 15% në sektorin privat, në tremujorin e dytë. Rritja e pagave siguron mbështetje për të ardhurat e familjeve, por ajo rrit kostot e prodhimit dhe mban të larta presionet e brendshme inflacioniste. Edhe në nivel global, pasiguritë për të ardhmen janë shtuar, në prani të tensioneve të reja gjeopolitike, qëndrueshmërisë së inflacionit dhe shtrëngimit të kushteve të financimit.

Lexo edhe :  Nuk do ta besoni kush është monedha më e fortë në botë! Dollari në pikiatë

 

“Në këto rrethana, Banka e Shqipërisë gjykon se vendosja e një raporti më të balancuar midis kërkesës dhe ofertës është e nevojshme për të mundësuar kthimin e inflacionit në objektiv. Inflacioni i lartë është i dëmshëm për familjet dhe bizneset, sepse ai gërryen fuqinë blerëse të të ardhurave, zhvlerëson kursimet, vështirëson planifikimin e të ardhmes dhe rrezikon të shoqërohet me një shpërndarje joefektive të burimeve prodhuese dhe financiare të ekonomisë.

 

Në këtë mjedis, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të orientohen nga të dhënat e reja dhe nga përmbushja e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve,” thuhet në raportin e politikës monetare. Parashikimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se inflacioni do të vijë në rënie gjatë tremujorëve në vijim, duke u kthyer në objektivin prej 3%, duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2024. Ky parashikim faktorizon reduktimin e presioneve inflacioniste nga jashtë, si dhe normalizimin e qëndrimit të politikës monetare. Ky normalizim, i cili nënkupton një reduktim gradual të stimulit monetar në ekonomi dhe kthimin e politikës monetare në një pozicion më neutral, synon të krijojë një mjedis të përshtatshëm financiar për ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit./Monitor

 

Të fundit

Ulet norma e interesit të euros! Vendimi i Bankës Qëndrore Europiane pas tarifave të SHBA

Tarifat e vendosura nga SHBA edhe në drejtim të BE kanë sjellë edhe efektet e para. Si një pasojë direkte,...

E Premtja e Madhe/ Rituali i të krishterëve, udhëtimi i fundit i Krishtit në kryq

E premtja e madhe e Pashkës është pritur në shumë vende të botës nga besimtarët e krishterë. Në Jerusalem besimtarët mbanin kryqe të mëdha...

Kanosën punonjësen e Bashkisë Kavajë për shkak të detyrës, shpallen në kërkim 3 persona

Një punonjëse e Bashkisë së Kavajës ka kalllëzuar pranë organeve kompetente tre shtetas, të cilët sipas 56-vjeçares, e kanë kanosur në ambientin e punës...

Stresi kthehet me ish bashkëshorten, çifti së shpejti me një këngë

Çifti mjaft i përfolur i showbizz-it, reperi Stresi dhe Keisi, pas uljeve dhe ngritjeve të shumta në marrëdhënien e tyre, duket se janë rikthyer...

Berisha: Një gjyqtar i guximshëm urdhëroi që SKAP-i të hetojë Ramën për vilën në Surrel

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë takimeve në Krujë tha se SPAK ka vënë nën hetim kryeministrin Edi Rama për vilën në Surrel. Berisha: Të...

Lajme të tjera

Web TV