Një gruaje i mbyllet aktivitetit për 6 muaj, por nëpër lagje gjen kudo express

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Policia vijon betejën për të zbatuar urdhrin që ka dalë nga akti normativ i kryeministrit në lidhje me shkeljet e rregullave nga pronarë dhe administrorë lokalesh e baresh. Në fakt është e pamundur të mbahen nën kontroll sidomos kur bëhet fjalë se diusa prej tyre i kanë edhe burimet e vetme të jetesës për veten dhe familjen ndëkrohë që prej rreth dy javësh kanë vijuar gjobat në jo pak raste.

Por të gjithë jemi dëshmitarë të kafeneve nëpër skutat e lagjeve të Tiranës, teksa konsumatorët e expressit kanë vijuar ta gjurmojnë vendin ku ende ndonjë mik pushteti mund ta ketë ‘lejen’ për ta mbajtur expressin ndezur e për t`iu shërbyer klientëve të tij të paktën kafenë e mëngjesit. Policia çdo ditë jep shifra gjobash për këto raste dhe për këmbësorët që thyjnë fashot e orareve ndërkohë që jo rrallë shihen edhe efektiv policie që jo vetëm i dine lokalet që rrinë hapur po edhe i frekuentojnë në këmbë edhe ata për atë kafenë e shpejtë.

Gruaja e ndëshkuar!    

Bëhet fjalë për pronaren e një bari. Ajo thuhet se është ndëshkuar meqë është kapur disa herë me shkleje, ku pas gjobitjes, tani i është pezulluar aktiviteti për 6 muaj. Ende nuk dihet se sa herë është kapur gruaja me shkleje, ndërkohë që në fakt nëpër lagjet e Tiranës dhe të periferisë është e pamundur të mos gjesh lokal hapur thuajse nga dy tre nëpër lagje.

Sipas të dhënave të policisë bëhet me dije se gruaja përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve, ndaj edhe iu pezullua aktiviteti. Informacionet që janë bërë edhe zyrtare kanë treguar se pronarja e një lokali në Tiranë është ndëshkuar me pezullim të aktivitetit për 6 muaj, pasi përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve. Shtetasja me iniciale R.F., lokali i së cilës ndodhej në rrugën “Sadik Petrela” vazhdonte aktivitetin në kundërshtim me aktin normativ.

Lexo edhe :  18-vjeçari humb kontrollin e mjetit! Vdes pasagjeri 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

Po ashtu, pak ditë më parë ajo u gjobit edhe me 100 mijë lekë. Këtë shkelje e ka publikur vetë kryeministri Edi Rama, i cili shtoi se që deri më tani janë ndëshkuar 146 administratorë lokalesh. “Përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve, i pezullohet aktiviteti për 6 muaj. Specialistët e Krimit Ekonomik në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të pikës 7 të nenit 3 të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020, i ndryshuar, kanë konstatuar një bar-kafe të hapur në rrugën “Sadik Petrela”, me pronare shtetasen R. F., e cila vazhdonte aktivitetin në kundërshtim me përcaktimin e këtij Akti.

Disa ditë më parë, ndaj pronarit të lokalit është vendosur masa administrative 100.000 lekë dhe për shkelje të përsëritur, iu vendos masa administrative e mbylljes së aktivitetit për një periudhë 6-mujore. Që nga dalja e këtij Akti Normativ deri tani janë ndëshkuar 146 administratorë lokalesh, për shkelje të Aktit Normativ.”

 

Të fundit

Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj. Përmirësimi i cilësisë...

1933 – Në Gjermani, Partia Naziste bëhet e vetmja parti legale

Më 14 korrik 1933, në Gjermani u firmos një nga dekretet më të errëta të epokës së pas Luftës së Parë Botërore: "Ligji për...

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

arret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të...

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet përballë djalit...

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara...

Lajme të tjera

Web TV