Kaos në Madrid, protestuesit përleshen me policinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shpërthyer dhuna mes policisë dhe mijëra protestuesve gjatë natës së katërt të demostratave jashtë selisë së Partisë Socialiste në Madrid.

Të enjten mbrëma, protestuesit hodhën shishe, kanaçe birre dhe fishekzjarre në kordonin e policisë që mbronte selinë.

Policia përdori shkopinj, gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën ndërsa tensionet u përshkallëzuan. Protestat u shkaktuan nga marrëveshja e Partisë Socialiste me një parti separatiste katalonase, duke i dhënë amnisti njerëzve që ishin përpjekur ta shpallin pavarësinë e Katalonias.

Në këmbim, partia separatiste mbështeti ofertën e kryeministrit në detyrë, Pedro Sanchez për të formuar një qeveri të re.

Rikujtojmë se themeluesi i ekstremit të djathtë Vox dhe ish-lideri i Partisë Popullore (PP) konservatore në Kataloni, Alejo Vidal-Quadras, u qëllua në kokë në Madrid.

Vidal-Quadras raportohet të jetë në gjendje të qëndrueshme ndërsa sulmuesi dyshohet se u largua me një motoçikletë.

Protestat raportohet se pritet të vazhdojnë deri në fund të muajit nëntor. /O.S

Të fundit

Mund ta ndjekin shtetet e tjera, pse Franca po e njeh shtetin e Palestinës?

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi më 25 korrik se do të njohë shtetin palestineze, duke shkaktuar kritika të ashpra...

Martesa në kohën e emigracionit, një sport ekstrem i rrezikshëm 

Nga Leonard Veizi Të martohesh në Shqipëri, duket se po kthehet në një sport ekstrem, një sfidë që vetëm më të guximshmit dhe më të...

Zelenskyy zbret në Uashington, Trump: Hiq dorë nga Krimea dhe NATO

Volodymyr Zelenskiy dhe udhëheqësit evropianë do të takohen me Donald Trump në Uashington për të hartuar një marrëveshje paqeje mes frikës se presidenti amerikan...

Amnesty International akuza Izraelit: Po shkaktoni uri të qëllimshme në Gaza

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, akuzoi Izraelin se po aplikon “një politikë të qëllimshme” për të shkaktuar uri në Gazë, teksa...

Sot konkursi për degën Mjekësi e Përgjithshme, zbardhen detajet

Sot nis konkursi për degën Mjekësi e Përgjithshme në Shqipëri. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ky konkurs zgjat 5 ditë, deri...

Lajme të tjera

Web TV