13 Nëntor 1970/ Mbi 500 mijë njerëz vdesin nga cikloni që godet Pakistanin Lindor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dallgët e baticës dhe vërshimet e ujit, nga stuhia e fortë që u përplas në brigjet e deltës së lumit Gang, shkaktojnë dëme vdekjeprurëse ndaj banorëve të Pakistanit Lindor (Bangladeshi i sotëm). Vlerësohet se të paktën gjysmë milionë njerëz, humbën jetën në katastrofën më të rëndë natyrore të shekullit XX-të.

Bangladeshi, i ndodhur midis Indisë dhe Birmanisë në Gjirin e Bengalit, goditet vazhdimisht nga ciklonet tropikale, që formohen në ujërat e ngrohtë të gjirit gjigand, që është në fakt një zgjatim i Oqeanit Indian. Në Bangladesh, dy sistemet e mëdha të lumenjve, Gang dhe Brahmaputra, bashkohen për të formuar deltën më të madhe në botë.

Këto lumenj transportojnë llumra që nga majat e maleve Himalaja deri në ultësirën e Bangladeshit, duke krijuar kështu një nga tokat bujqësore më pjellore në botë. Një e treta e vendit, gjendet më pak se 20 metra mbi nivelin e detit, dhe sipërfaqja e prekur zakonisht nga përmbytjet është tejet e populluar. Forma e vijës bregdetare, vepron si një gyp natyral për stuhitë, duke tërhequr lehtëisht ujin e detit në thellësi të tokës nëpëmjet kanaleve lumore.

Stuhia e fortë ndërmjet 12-13 nëntorit, shkaktoi dallgë më shumë se 20 metra të larta, që vërshuan mbi ishujt aty pranë,  ndërsa i çuan ujërat e oqeanit shumë kilometra në brendësi të tokës. Ndërkohë disa studiues vlerësojnë se numri i vdekjeve në atë ciklon, ka qenë më shumë se një milionë. Dështimi i qeverisë pakistaneze për të reaguar shpejt ndaj krizës, kontribuan në trazira të mëdha politike, të cilat prodhuan një Bangladesh të pavarur më 1971.

Kalendar

13 Nëntor 1956 – Gjykata Supreme e SHBA-së nxjerr jashtë ligjit rregulloren e shtetit të Alabamës mbi transportin publik, që parashikonte ndarjen e ulëseve në autobus sipas përkatësisë racore, ku të bardhët uleshin në fillim, dhe zezakët në fund.

Lexo edhe :  Shembet çatia e kullës 650-vjeçare në Kinë, turistët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

13 Nëntor 1947 – Bashkimi Sovjetik kompleton ndërtimin e pushkës së famshme automatike AK-47, një nga armët e para automatike sulmuese, që është lehtësisht e përdorshme nga të gjithë.

13 Nëntor 1990 – Në Aramoana, një qytezë e vogël në Zelandën e Re, David Grey qëllon për vdekje 13 njerëz, para se të zbulohej dhe vritej nga policia të nesërmen.

13 Nëntor 1994 – Në Suedi, shumica e qytetarëve shprehen në një referendum, në favor të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

13 Nëntor 1995 – Një kamion-bombë shpërthen jashtë një qendre stërvitore të drejtuar nga SHBA-ja në Riad të Arabinë Saudite, duke vrarë 5 shtetas amerikanë dhe 2 indianë. Një grup i quajtur Lëvizja Islame për Ndryshim, merr përgjegjësinë e sulmit.

13 Nëntor  2015 – Një sërë sulmesh të koordinuara terroriste në Paris, duke përfshirë të shtëna me armë, shpërthimet dhe marrjen e pengjeve, shkaktojnë vdekjen e 130 njerëzve, 7 terroristëve dhe plagosjen e 368 të tjerëve.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV