Rishi Sunak shkarkon Suella Braverman nga posti i sekretares së Brendshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Suella Braverman është shkarkuar nga posti i sekretares së Brendshme.

Asaj iu kërkua të linte punën këtë mëngjes nga Rishi Sunak.

Është hera e dytë që Braverman humbet postin e sekretares së brendshme, pasi ajo dha dorëheqjen nga qeveria e Liz Truss duke thyer kodin ministror.

Sunak e riemëroi atë më pak se një javë më vonë, kur mori detyrën si kryeministër.

Javën e kaluar, Barverman dha një intervistë ku kritikonte mënyrën se si Policisë Metropolitane trajtoi një marshim pro-palestinez për Ditën e Armëpushimit.

Kryeministri u vu nën presion për të vepruar pasi Braverman u akuzua për minimin e pavarësisë operacionale të policisë.

Kritikët, si nga partitë e opozitës ashtu edhe nga deputetët e tjerë konservatorë, i quajtën komentet e Braverman “fyese” dhe “inflamatore”.

Në një artikull për The Times, Braverman akuzoi policinë se “luan me favoritë” me mënyrën se si i trajton protestat e diskutueshme duke treguar një qëndrim më të butë ndaj protestuesve të krahut të majtë sesa homologët e tyre të krahut të djathtë.

Ajo shtoi sulmet e saj ndaj atyre që merrnin pjesë në demonstratat pro-palestineze, duke i krahasuar ato me marshimet protestante në Irlandën e Veriut, komente që u etiketuan “tërësisht fyese” dhe “injorante” nga një ish-ministër i kabinetit konservator.

Gjatë fundjavës, protestuesit e ekstremit të djathtë u përleshën me policinë në Westminster. Diku tjetër, marshimet pro Palestinës përfunduan gjithashtu me arrestime.

Duke folur për Sky News këtë mëngjes, ministri i forcave të armatosura James Heappey u bë anëtari i fundit i qeverisë që u distancua nga fjalët e zonjës Braverman, duke iu bashkuar Sekretarit të Mbrojtjes Grant Shapps dhe kancelarit Jeremy Hunt./E.T

Të fundit

Mbështetja sociale e familjeve: Shqipëria, vendi me përfitimin më të ulët në rajon

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport...

Rama nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon

Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë  po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i qeverisë, Edi Rama, ai i...

Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, duke mos i shmangur...

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Lajme të tjera

Web TV