Takimi Rama-Sunak/ Emigrantët, krimi dhe “diskriminimi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Britanisë ku u takua me homologun britanik Rishi Sunak për të beseduar për emigracionin e paligjshëm si dhe për goditjen e grupeve kriminale. Çfarë u diskutua mes palëve në një vizitë që “problemi emigracion” ishte parësor.

“Duam të sigurohemi që komuniteti shqiptar këtu jo vetëm të ndihet i sigurt por edhe i nderuar”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin me kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër. Një vizitë që bazën kryesore të diskutimeve e kishte për emigrimin ilegal të shumë shqiptarëve që janë parë me shqetësim në Angli, por edhe për problematikat që shfaqen sidomos në trafiqet e paligjshme. Bashkëpunimi mes dy vendeve edhe pse është diskutuar ka qenë si dytësore, pasi Anglia po përgatit një ligj të ashpër për çështjen e emigracionit të paligjshëm dhe kjo në mënyrë direkte prek shumë të rinj shqiptare që në vitin e fundit kanë emigruar masivisht në udhëtimin e rrezikshëm me gomone nëpërmjet kufirit detar me Francën. Në vizitën e parë në, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se sikurse britanikët nuk janë të gjithë James Bond apo Mr. Bean ashtu edhe shqiptarët nuk janë personazhe që dalin nga “Taken”. Sipas tij, Dua Lipa nuk është thjesht një këngëtare britanike, por emigrante shqiptare si të tjerë që kanë ardhur këtu të këndojnë, të gatuajnë dhe të kujdesen për ju. Ndërsa kreu i qeverisë u shpreh se po bashkëpunojnë për të goditur grupet kriminale duke shtuar se është e rëndësishme që të sigurohet se komuniteti shqiptar ndihet i sigurt në Britani. Po ashtu Kryeministri Rama dhe Kryeministri Sunak vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes vendeve, të cilat këtë vit shënojnë 100 vjetorin e tyre, dhe shprehën vullnetin e përbashkët për t’i thelluar ato në të ardhmen, duke forcuar në të njëjtën kohë bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet tregtare, bashkëpunimin në fushën e sigurisë, në mënyrë të veçantë në luftën kundër sulmeve kibernetike. Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhin e tij për britanikët. Në takimin me Sunak është shprehur se ata që kalojnë kanalin e La Manshit me gomone janë njësoj si këngëtarja e famshme Dua Lipa që shkoi si emigrante në Britani dhe tani punon e këndon. “Ashtu siç djali që vjen me një varkë nuk është thjeshtë një shqiptar, por pjesë e një tabloje më të gjerë, po kështu Dua Lipa nuk është thjeshtë një këngëtare britanike, por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që kanë ardhur të ndërtojnë, të kujdesen, të gatuajnë dhe të këndojnë për ju dhe duam të sigurohemi që ky komunitet të ndihet jo vetëm i sigurt, por edhe i nderuar këtu”, tha Rama. Nga ana e tij kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak foli për luftën ndaj emigracionit të paligjshëm dhe kthimin e të burgosurve. “Vitin e kaluar kemi nënshkruar një komunikatë për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe jam i kënaqur me progresin e bërë në këtë drejtim dhe ç’mund të bëjmë më shumë për të kthyer të burgosurit. Po kështu për bashkëpunimin ekonomik dhe forcimin e sigurisë”, u shpreh Sunak. Në tavolinën e bisedimeve ishin edhe hapat konkretë që do të ndiqen për të vënë në jetë një marrëveshje paraprake të rënë dakord mes Ramës dhe Sunak gjatë një bisede telefonike që kanë zhvilluar në muajin dhjetor të vitit që lamë pas. Në këtë bisedë telefonike, dy liderët kanë rënë dakord që problemi i kthimit të azil-kërkuesve shqiptarë që u refuzohet azili, në mënyrë që ata të mos mbahen gjatë në Britani, por kthimi i tyre në atdhe të realizohet më shpejt. Kjo vizitë e Ramës në Britani, vjen në një kohë kur Britania e Madhe ka hartuar një ligj të ri për emigrantët, të cilët nëse futen në Britani të Madhe në mënyrë ilegale do t’i kthejnë brenda disa javësh në atdheun e tyre, ose në vende të treta si Ruanda. Ndërkohë, emigrantëve të paligjshëm që kthehen do t’iu ndalohet përgjithmonë hyrja në Britani. Një ligj i tillë prek edhe emigrantët shqiptarë, të cilët shkojnë në në Britani përmes rrugëve të paligjshme, kryesisht me gomone. Çështja e emigrimit të shqiptarëve në drejt Britanisë së Madhe pati nxitur një debat të madh, për shkak të deklaratës së ashpër të sekretares së Brendshme Britanike Suella Braverman, e cila i cilësoi shqiptarët që shkojnë drejt Britanisë me gomone, si kriminelë dhe pushtues. Kjo nxiti edhe reagimin e madh nga ana e shqiptarëve në Britani të Madhe, të cilët organizuan edhe protestë të madhe në Londër, ku i kërkuan që Braverman të kërkonte ndjesë për deklaratën. Fillimisht Rama zhvilloi një takim në London School of Economics, për të krijuar një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit. Kryeministri Rama ftoi Sunak në Shqipëri dhe tha se “asnjë kryeministër britanik nuk e ka vizituar Shqipërinë që nga Churchill”.

Lexo edhe :  Vlora Marina, Rama ndan pamjet nga punimet në portin turistik

Takimi me kryetarin e Kuvendit

Kryeministri Rama ka dhënë detaje nga takimi që zhvilloi dje në Londër me kryetarin e Dhomës së Komunëve, Lindsay Hoyle. “Takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, shkruan Rama krah fotove.

Të fundit

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Lajme të tjera

Web TV