Testime masive? Zv.Ministrja e Shëndetësisë: Nuk ndihmojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka thënë se testimet masive nuk e ndihmojnë politikën shëndetësore dhe kjo u provua në Itali dhe Kinë.

Në një lidhje live me “Kjo Javë” në “Neës 24” Rakacolli është shprehur se rruga e duhur është gjurmimi dhe testimi i atyre që kanë simptoma apo shenja klinike që mund të kenë koronavirusin. Madje ajo thotë se nga 100 raste e shumta 25% e tyre mund të rezultojnë pozitivë.

Më tej ajo ka theksuar se po përballet me një eksperiencë të re pasi shumë njerëz fshehin faktin që kanë pasur kontakte dhe ajo u bën thirrje që nëse kanë qenë jashtë apo kanë pasur kontakte me njerëz të ardhur nga jashtë menjëherë të flasë me mjekun e familjes apo epidemiologun.

“Informacionet e fundit janë që vijojmë gjurmimin e kontakteve pasi është e rëndësishme ngaqë virusi është shumë i përhapur. Është e rëndësishme ndërprerja e zinxhirit. Të shohim se si ata persona pozitivë po përgjigjen, respektojnë masat. Pra selektojmë ata që mund të jenë të prekur dhe duhen bërë anazilat.

Teste më tepër?

Pak edhe shumë është subjektive. Bërja e testeve është e re për shkencën epidemiologjike. Ne po mësojmë duke bërë.

Eksperienca e disa vendeve si Italia apo Kina në fillim bënin testime masive. Tregon që pozitiviteti ishte shumë i vogël. OBSH dhe ISDS thonë se vetëm rastet e dyshuara, që kanë shenja klinike duhen testuar.

Të gjitha rasteve që i merret tamponi janë të dyshuar. Pra 100 veta duhen këta 100 të kenë shenja. Dhe pozitiviteti më i madh është 25%. Po gjurmojmë shumë sa më shumë njerëz që të kenë kontakte dhe të marrin tamponin. Ne po hasim një ekperiencë të re që sa janë të frikësuar dhe disa thonë që kanë logjikë për ta bërë, një pjesë thonë dhe fshehin që qenë jashtë apo kanë pasur kontakte.

Lexo edhe :  250 mln euro për bujqësinë u përdorën për të blerë vota!

Pra ata që dëgjojnë që kanë pasur kontakte atëhere të flasin me mjekun e familjes apo epidemiologun. Është problem kompleks.

Kampioni i tamponëve nuk ka qenë i vogël. Fakti që 79 apo 80 dhe vetëm 11 kanë dalë pozitivë atëhere do të thotë që këta kanë pasur shanse.”- tha Rakacolli./Fjala.al/

Të fundit

Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut...

Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një artikull që vlerëson bukuritë natyrore...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë...

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e njohur si fillesa formale e...

Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite brenda një kishe katolike në qytetin e Gazës, ku mbetën të...

Lajme të tjera

Web TV