Kurba e Covid-19/ Rama: Si do vazhdojmë me ngjitje të butë, apo të lëshohemi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot kurbën botërore të përhapjes së koronavirusit për çdo vend pas 20 rasteve të para.

Përmes një postimi në “Facebook” Rama thekson se Shqipëria është ndryshe nga vendet e tjera, pasi virusi ka përhapje të ngadaltë. Megjithatë në këtë pikë ka vetëm dy rrugë sipas kryeministrit, ose të vazhdojmë me ngjitjen e butë të kurbës që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa ose do lëshohemi në krahët e frikës se do vdesim për bukë dhe më pas të numërojmë qindra e mijëra të vdekur.

Postimi i Edi Ramës:

? KURBA E RRITJES SË PRESIONIT TË ARMIKUT E MATUR PËR ÇDO VEND PAS 20 RASTEVE TË PARA, ku mund të shihni rezultatin e masave shtrënguese dhe rezistencës fantastike të 99% të shqiptarëve deri tani?

*tani si do vazhdojmë, me ngjitje të butë që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa, duke bërë Rezistencë për Ekzistencë apo do lëshohemi në krahët e frikës se “do vdesim për bukë”, që pastaj kjo shigjeta e kuqe të iki lart si raketë dhe ne të biem në këmbët e armikut duke numëruar qindra e mijëra të vdekur(?)!/Fjala.al/

Të fundit

Droni super i fshehtë kinez, ja si funksionon roboti sa një mushkonjë

Krijimi më i fundit nga Universiteti Kombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes i Kinës (NUDT) ka bërë bujë për ditë...

Çmimi i “arit të zi” pas konfliktit Izrael-Iran, eksperti: Pritet rritje

Eksperti i tregjeve, Ergis Sefa, parashikon rritje të mundshme të çmimit të naftës për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe interesave të fuqive të mëdha. Në...

Revolucioni i klonimit, epoka e inxhinierisë gjenetike që nxiti debatin global

5 korrik 1996 - Lindja e deles Dolly Nga Leonard Veizi Më 5 korrik 1996, në një fermë pranë Edinburghut, në Skoci, lindi një qengj...

Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth...

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë”...

Lajme të tjera

Web TV