Dedikimi i fundit për Matthew Perry nga miku i “Friends”: Hapi krahët dhe fluturo vëlla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë pas vdekjes së Matthew Perry, Matt LeBlanc ose siç njihej në “Friends”, “Joey Tribbiani” bëri një postim për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut dhe kolegut të tij të mirë edhe në rrjetet sociale. Aktori u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare, ndërsa u gjet i pajetë në xhakuzin e tij. Shkaku i vdekjes së tij është ende nën hetim.

Në një postim të bërë nga Matt LeBlanc në llogarinë personale në Instagram, ai ka publikuar disa nga skenat e tyre në serialin “Friends”.

Ai ka shkruar mbi postimn e tij: “Matthew i them lamtumirë me zemër të rënduar. Kohët që kemi kaluar së bashku janë sinqerisht ndër momentet e preferuara të jetës sime. Ishte nder të ndaja skenën me ty dhe të të quaja miku im. Unë gjithmonë do të buzëqesh kur të mendoj për ty dhe nuk do të të harroj kurrë. Kurrë! Hapi krahët dhe fluturo vëlla, më në fund je i lirë. Shumë dashuri.
Mendoj se po më mban 20 dollarët që më ke borxh”./E.Ç

Të fundit

Rama paralajmëroi reformë të re territoriale, Berisha: Nuk ulemi në tryezë me qeverinë

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar konferencën e radhës me gazetarët ditën e sotme nga selia blu. I pyetur...

Fiati, themelimi i një perandorie automobilistike italiane

11 korrik 1899 Më 11 korrik 1899, në qytetin industrial të Torinos, u themelua zyrtarisht kompania FIAT (Fabbrica Italiana Automobili Torino) – një emër që...

Kroçiera gjigande ‘Nautica’ zbarkon në Durrës, sjell në Shqipëri 676 turistë

Anija turistike “Nautica”, pjesë e flotës së mirënjohur Oceania Cruises, është ankoruar sot në kalatën nr. 5 të Portit të Durrësit, në ndalesën e...

Rregullorja/ Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për efekt përfitimi të pensionit. Sipas...

Flakët “shkrumbojnë” ullinjtë dhe vreshtat në Belsh! Rrezikohen dhe banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe vreshtari në Fierzë të Belshit. Mësohet se flakët kanë përfshirë rreth 8...

Lajme të tjera

Web TV