“Të punësuarit nuk do kenë rrogë muajin e ardhshëm”, ish-deputeti jep alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar së fundmi rreth situatës ekonomike që pritet të pësojë vendi ynë si pasojë e karantinimit dhe mbylljes së shumë bizneseve.

Shehaj tha se prioritet duhet të jenë njerëzit e punësuar dhe jo bizneset. Sipas tij, muajin e ardhshëm mund të ketë deri në 200 mijë persona të pushuar nga puna.

“Unë mendoj se prioriteti numër një nuk duhet të jenë bizneset, por njerëzit. Njerëzit që janë të punësuar në këto biznese dhe që ka mundësi që të humbasin vendin e punës muajin e ardhshëm. Unë kam frikë që muajin e ardhshëm mund të kemi nga 100 mijë deri në 200 mijë të pushuar nga puna, si pasojë e krizës ekonomike. Rasti i restoranteve dhe bareve është më i prekur nga pasojat e koronavirusit. Ne duhet të mendojmë për të punësuarit, pastaj për biznesit. Të punësuarit nuk do kenë një rrogë muajin e ardhshëm, një numër i madhe i tyre nuk do të kenë sepse nuk kanë punuar sepse bizneset nuk i mbajnë në punë dhe nuk i garantojnë rrogat“, u shpreh ai.

Shehaj shtoi gjithashtu se masa prej 260 mijë lekësh që qeveria do të paguajë për punonjësit në bizneset e vogla është shumë e pamjaftueshme.

“Masa prej 260 mijë lekësh është për 30 mijë biznese dhe 60 mijë të punësuar. Në Shqipëri ka 500 mijë të punësuar në sektorin privatë. Janë me qindra e mijëra ata që kanë nevojë për ndihmë. Të alokosh 12 mln euro për qindra mijëra të punësuar është qesharake, është shumë pak”, tha ai./fjala.al

Të fundit

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump...

Protesta në Beograd/ Përleshje mes policisë dhe protestuesve, reagon Vuçiç

Qindra mijëra qytetarë e studentë protestuan në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi...

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim është...

A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

Endri Shabani, drejtuesi i partisë Nisma Thurje u pyet në Euronews Albania lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj nëse ekziston mundësia të ketë...

67 p.e.s. – Julius Caesar nis rrugën drejt fuqisë

Në mesin e shekullit I para erës sonë, Republika Romake ndodhej në një periudhë trazirash të mëdha sociale dhe politike. Luftërat civile midis optimatëve...

Lajme të tjera

Web TV