Prodhimi i pakët i ullirit, rrit ndjeshëm çmimin e vajit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prodhimi i ullirit në Mallakastër këtë vit ka rënë ndjeshëm.

Kjo ka sjellë dhe reduktim të punës në fabrikat e vajit të cilat tashmë nuk po punojnë me kohë të plotë.

“Sivjet është problemi që prodhimi është shumë i dobët. Kemi rreth 20-30% të prodhimit të vjetshëm, kjo për shkak edhe të kushteve atmosferike të këtij vitit. Vitin e kaluar edhe nuk u shërbye ulliri për shkak të zhgënjimit që fermerët kishin pësuar nga tregu i vajit të ullirit”, tregon fermeri.

“Sivjet po punojmë më pak për shkak se nuk ka ullinj”, tha një tjetër fermer.

Kushtet e pafavorshme të motit por dhe kostot e larta të plehrave kimikë, janë dy nga arsyet që kanë detyruar fermerët e kësaj zone që të lënë pas dore parcelat me ullinj.

“Prodhim nuk ka fare punëtorë s’ka fare. Sivjet kam bërë vetëm 20 kile vaj”, tregon fermeri.

Prodhimi i pakët i ullirit këtë vit ka rritur ndjeshëm çmimin e vajit. Por pavarësisht kësaj rritje, fermerët kërkojnë më shumë mbështetje. Pasi krahas kostove të kimikateve po përballen dhe me mungesë të fuqisë punëtore.

Këtë vit një litër vaji ulliri shitet nga 700 deri në 800 lekë, ndërkohë një vit më parë çmimi varionte nga 400 në 500 lekë. /O.S

Të fundit

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Lajme të tjera

Web TV