“Motër çfarë halli ke, trego”/ Braktisi foshnjën në bodrum, rrëqeth vëllai i 30-vjeçares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I vëllai i 30-vjeçares, e cila braktisi pas lindjes foshnjën në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ka treguar se lajmin e zbuloi nga mediat.

Ai rrëfeu në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News 24, se kishte dyshuar se e motra ishte shtatzënë por ajo e kishte mohuar.

I riu tregoi se kur nëna e tyre e pyeti 30-vjeçare, i ishte përgjigjur “atë punë keni ju”, ndërsa kur e ka pyetur vetë nëse ka ndonjë problem ajo s’ka folur.

“E mora motrën nuk ma hapi telefonin, as nusja ime. Ma hapi djalin dhe më tha për policinë. Dyshova i thashë mamit ta pyeste, dhe motra iu përgjigj “atë punë keni ju”, Ndoshta ka pasur frikë të fliste, mua më kishte frikë se këto gjëra i kisha pikë të dobët.

Është lidhur me shokun tim. Motrën e ka alkoolizuar dhe më pas ka bërë ato gjëra. Motra më tha që më ka dhënë alkool.

I kam thënë se çfarë halli ke më trego. Ka mbi një vit që është e larguar nga unë. Ai kishte lidhje me dikë tjetër nga Lushnja, ka vajtur atje jashtë ka bërë fëmijë tjetër.

Ashtu kemi marrë vesh ne gjërat. Pse ma bëri këtë mbrapa shpine, të mos më alkoolizonte motrën. Motra i ka thënë që jam shtatzënë, por ai i ka thënë që nuk më intereson. Nëse do e dija do e dërgoja në spital.

Nuk e dua as jetën time me atë që ka bërë motra ime, nuk ia fal as vetes sime. S’më ka treguar. I thosha motër se ke mirë këtu, shiko rrugën e drejtë i thosha”, tha ai./e.t

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV