I përfshirë në aferën korruptive të iceneratorëve, arrestohet biznesmeni i njohur (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka vënë në pranga Regan Merdanin, shtetasin e cili kërkohej nga SPAK për inceneratorin e Fierit.

Merdani është dënuar nga Gjykata e Apelit me 3 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”

NJOFTIMI I POLICISË:

-Regan Merdani, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili u lokalizua dhe u kap në lagjen nr. 4, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Hetimet për 32-vjeçarin kanë nisur që në vitin 2016 dhe si rezultat i tyre është provuar se ky shtetas e kryente mashtrimin lidhur me TVSh-në, përmes një biznesi në fushat e prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore;

I përfshirë në aferën korruptive të iceneratorëve,

Ndërkohë që ndaj tij, SPAK kishte lëshuar urdhër-arrest për çështjen e inceneratorëve. Përveç Merdanit, në listën e SPAK ishin edhe: Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Giuseppe Ciaffaglione. Të gjithë janë të dyshuar se janë përfshirë në pagesën fiktive të babait të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, që rezultonte të kishte vetëm emrin si i punësuar në këtë kompani.

Përmes tyre, sipas Prokurorisë së Posaçme janë bërë pagesa për punime të pakryera, për një vlerë për mbi 1.2 milionë euro, të cilat dyshohet se i kanë kaluar më pas në formën e ryshfetit, ish-ministrit Lefter Koka, përmes kompanive të tjera të familjarëve të tij. Këto kompani janë përmendur se kanë vënë në jetë të njejtën skemë dhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit, për të cilin janë mbyllur hetimet. Ndërkohë ato vijojnë dhe për inceneratorin e Tiranës, por deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë./e.t

Të fundit

Lamtumira nga Interi, Asllani bën një postim emocionues me foton e vjetër

Kristjan Asllani i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Interit, pas huazimit të tij te Torino. Mesfushori kuqezi publikoi në rrjetet...

Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare! I duhet për… Serie A

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë më 22 gusht, shkruan A2...

Gaz Bardhi drejtues i demokratëve? Ja si përgjigjet Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për shtyp në selinë blu ka vlerësuar punën e Gazment Bardhit si drejtues i Grupit Parlamentar të Partisë...

Vuçiç: Bisedova me Lavrovin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, për...

Berisha: Deputeti më i vjetër pas meje dhe Tritan Shehut, Edi Rama!

Pas pushimeve verore, politika shqiptare rikthehet me nisjen e legjislaturës së re në shtator. Sali Berishës si ligjvënësi më i vjetër në moshë, i dalë...

Lajme të tjera

Web TV