Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme/Këshilli i Sigurimit bën kërkesën urgjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Sigurimit në Nju Jork ka kërkuar “pauza të zgjeruara humanitare” për Rripin e Gazës. Pas debatesh të gjata instanca më e rëndësishme e OKB votoi me një shumicë të qartë të 12 nga 15 vende anëtare për rezolutën e paraqitur nga Malta. SHBA, Britania e Madhe dhe Rusia abstenuan. Kjo është rezoluta e parë e Këshillit të Sigurimit në konfliktin që shpërtheu pas sulmit të pashembullt të organizatës terroriste të Hamasit më 7 tetor.

Në tekstin e rezolutës kërkohen “Pauza humanitare për një numër të mjaftueshëm ditësh”, me qëllim që të sillen ndihma humanitare në zonën palestineze. Po ashtu shprehet “shqetësimi i thellë për gjendjen humanitare në Rripin e Gazës dhe pasojat e rënda për popullsinë civile, veçanërisht efektet joproporcionale për fëmijët”.

Të gjitha palëve u bëhet thirrje për respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Po ashtu refuzohet “një zhvendosje e detyruar e popullsisë civile”, shërbimet e nevojshme jetësore nuk duhet t’u refuzohen civilëve në Gaza. Po ashtu Hamasit militant islamist dhe “grupeve të tjera” u bëhet thirrje të lirojnë menjëherë të gjitha pengjet. Hamasi kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera si organizatë terroriste. Izraeli nuk përmendet shprehimisht në rezolutë. Rezolutat e OKB-së janë të detyrueshme nga ana e së drejtës ndërkombëtare.

Ndërkohë për herë të parë që nga fillimi i luftës kundër organizatës terroriste të Hamasit ushtria izraelite sipas të dhënave në media u ka bërë thirrje banorëve edhe në pjesën jugore të Rripit të Gazës që të largohen nga vendbanimet e tyre në vende të sigurta. Radioja e ushtrisë dhe portali ynet raportuan, se në pjesën lindore të qytetiti Khan Juni janë hedhur fletëpalosje në gjuhën arabe. Popullsia duhet të vendoset në siguri, ushtria nuk dëshiron që civilët të dëmtohen, thuhet aty. Qytetarët duhet të largohen në zonën e njohur si më të sigurtë, shkruan portali ynet. Sipas të dhënave të OKb-së deri tani janë larguar nga luftimet 2,2 milionë banorë të zonës palestineze nga luftimet./e.t

Të fundit

“Dimër i egër”/ Zbuloni ‘surprizat’ e motit, ja muajt më të ftohtë

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar sesi do të jenë kushtet atmosferike gjatë muajit dhjetor, por edhe në janar e...

Procedohen penalisht 21 deputetë dhe përfaqësues të opozitës pas bllokimit të rrugëve

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga 7 persona, ndërsa ka proceduar penalisht 21 deputetë dhe përfaqësues të opozitës pas bllokimit...

‘Ford’ jep një milion dollarë për inaugurimin e Presidentit Trump

Kompania amerikane e automjeteve “Ford Motor” i dhuroi 1 milion dollarë dhe një mori makinash për ceremoninë e inaugurimit që do të mbahet më...

Banka e Shqipërisë bleu 15 milionë euro në ankandin e fundit të 2024

Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe gjatë muajit dhjetor blerjet e valutës në tregun e brendshëm. Sipas të dhënave nga tregu, javën e kaluar...

Moti i keq/ Hapet Rruga e Arbrit, probleme në fshatrat e thellë malore

Pas me shumë se 8 orësh që mbeti e bllokuar, rruga e Arbrit është hapur për qarkullimin e automjeteve. Qindra qytetar mbetën të bllokuar gjatë...

Lajme të tjera

Web TV