Ngjela bie në kurth, konfirmon puthjen me Bora Zemanin për filmin e ri: Më pëlqen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, në rubrikën e telefonatës kurth ishte radha e avokatit të njohur, Spartak Ngjela. Ai i është përgjigjur telefonatës së prezantueses së emisionit, Anxhela, e cila i ka ofruar atij të ishte pjesë e një filmi realizuar nga Top Channel Films, ku supozohej se do të luante së bashku me moderatoren Bora Zemani.

Ky kurth vjen pak ditë pasi Zoti Ngjela ka komentuar në rubrikën “Galeri” në “E Diell” në lidhje me këtë të fundit. Për Zemanin, ai u shpreh:

Bora Zemani është përjashtim. Ka unitet, bukuria duhet të ketë unitet. E bukura si koncept ka ardhur nga bukuria e femrës. Bukurinë e ka sjellë ajo. Bukuria është harmoni, ajo ka harmoni. Ka këmbët, fytyrën. Fytyrën e ka të barabartë me kofshët. Një piktor e kupton që Bora ka harmoni në të gjitha pjesët e trupit.

E për tu kthyer tek telefonata jonë, Anxhela i propozoi Spartakut ofertën si më poshtë:

Ju marr nga Top Channel Films. Ne kemi menduar që të bëjmë një film me personazhin kryesor Bora Zemanin, i cili do të transmetohet për festat e fundvitit në Top Channel edhe në kinema, dhe kemi menduar dy role që ju mund të zgjidhni mes tyre. Roli i parë është komshiu i Borës, vetëm se ky komshiu duhet të jetë një njeri spiun e që merret me dallavere. Kemi dhe rolin tjetër që unë mendoj që do të pëlqejë shumë. Roli i dytë ka në thelb profesorin e filozofisë së personazhit kryesor. Mendoj që roli i profesorit do t’ju shkojë më shumë. Nuk do të keni shumë xhirime, por si rol do të jetë mjaft i rëndësishëm bashkë me Borën. 

Spartakut i pëlqeu mjaft si ide, por ende nuk ishte i vendosur, duke u shprehur se është avokat e jo aktor. Anxhela vazhdoi duke i shpjeguar më tej rolin, duke i shpjeguar se ai është zgjedhur, duke qenë se ka shprehur simpati për të si personazh. Dhe në fund, profesori (Spartaku) do të bjerë në dashuri me studentet (Borën). Ai u shpreh:

Lexo edhe :  E rrallë/ Zbuloi se ishte shtatzënë vetëm 17 orë para lindjes

Jo jo, se më dëmton. Megjithatë, për skenarin mund të ulemi edhe të flasim. Më pëlqen, por të shikoj mirë skenarin në të gjitha aspektet.

Pasi foli edhe me regjisorin, Spartak Ngjela ishte i gatshëm të bëheshe pjesë e filmit, ku edhe mund të puthej me Bora Zemanin./e.t

Ju rekomandojmë

Të fundit

Administrata Trump do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

Pothuajse 500 tonë ushqime, mjaftueshëm për të ushqyer 1.5 milion fëmijë për një javë – pritet të digjen pas...

Apollo 11 nis udhëtimin për të prekur Hënën: Një hap gjigant për njerëzimin

16 Korrik 1969 Në mëngjesin e 16 korrikut 1969, ora 09:32 sipas kohës lokale në Florida, një raketë Saturn V u ngrit fuqishëm nga Qendra...

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë të martën se Rusia nuk shqetësohet fare për “ultimatumin teatral” të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar...

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse...

Lajme të tjera

Web TV