Italia dhe Shqipëria marrëveshje për transferimin e 1950 të burgosurve shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Italia kanë rënë dakord dhe janë afër nënshkrimit të një marrëveshje, e cila do të lejojë transferimin e 1950 të burgosurve shqiptarë në burgjet e vendit të tyre.

Kjo është bërë e ditur nga mediat italiane, pas një vizite të kryer nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në vendin fqinj pak ditë më parë (14 nëntor).

‘Marrëveshja politike është aty! Tani teknikët do të duhet ta përkthejnë atë në procedurat e zbatimit. Ministri i Drejtësisë Carlo Nordio dhe homologu i tij shqiptar Ulsi Manja në Romë, në selinë e ministrisë në Arenula, arritën marrëveshjen që do të lejojë transferimin e 1950 të burgosurve shqiptarë në burgjet e vendit të tyre të origjinës.’- shkruan media italiane.

‘Një marrëveshje’, nënvizoi Andrea Ostellari, nënsekretar i Drejtësisë, ‘që do të na lejojë të ulim kostot e mirëmbajtjes dhe të luftojmë mbipopullimin në burgje pa zbrazje të panevojshme të burgjeve’.

Sipas nënsekretarit të Drejtësisë ‘tani mund të fillojë diskutimi me teknikët për të identifikuar zgjidhjet operacionale, të afta për të garantuar që çdo i dënuar të përfundojë dënimin e tij të plotë, pa zbritje, sipas garancive të nevojshme’.

Vetëm në burgun e Lombardisë janë 350, në Veneto 150, ndërsa në Breshia janë 17 të burgosur.

Marrëveshja politike mes Shqipërisë dhe Italisë për transferimin e të burgosurve shqiptar është nënshkruar ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit italian Giuseppe Conte në 2019./e.t

Të fundit

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e...

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që...

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera –...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Lajme të tjera

Web TV