Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës nëpërmjet një postimi në “X” se tashmë kanë prekun fundin dhe se po shkërmoqen dhe po bën copa copa.
“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur hunbje, humbje, humbje…
Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, shprehet Rama. / S.M