GJKKO shtyn vendimin për Berishën, seanca e radhës ditën e martë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas orësh të gjata seancë gjyqësore, Apeli i posacëm nuk e ka dhënë këtë të hënë një vendim lidhur me ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Në përfundim të gjykimit për ditën e sotme, Apeli i GJKKO me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi shty vendimin për mesditën e së martës.

Në njoftimin shpërndarë mediave, thuhet se vendimi pritet të shpallet ditën e martë ora 11:00.

Ish-kryeministri, Sali Berisha i akuzuar për korrupsion është nën hetim për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, por ai refuzoi edhe këtë të hënë t’i përgjigjet thirrjes së SPAK

Njoftimi i gjykates:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi , me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00./E.T

Të fundit

3.73 mln zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi të votojnë

Eduard Zaloshnja Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që çdo shtetas shqiptar në moshën 18 vjeç e sipër ka të drejtën të votojë,...

352 shkolla mbyllen në Bangkok për shkak të ndotjes së ajrit

Më shumë se 352 shkolla janë mbyllur sot në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok për shkak të ndotjes së ajrit. Sipas të dhënave të IQAir, Bangkoku renditet...

Kinezët po përgatiten për ardhjen e Vitit të Gjarprit, mes shqetësimeve për ekonominë

Miliona kineze mbushën stacionet e trenave dhe aeroportet në Kinë sot, teksa kthehen në vendlindjet e tyre për të festuar Vitin e Ri Hënor...

Izraelitët marrin Onkologjikun, Rama: Bashkë menaxhim pas situatës me mjekët kriminelë

Plagët e krijuara në imazhin e Qeverisë nga skandalet e muajve të fundit në menaxhimin e Spitalit Onkologjik, Kryeministri duket se po tenton t’i...

Berisha nuk do të paraqitet në SPAK më 3 shkurt, ja arsyeja

Kreu i PD Sali Berisha nuk do të paraqitet në SPAK më datë 3 shkurt. SPAK ka miratuar kërkesën e paraqitur nga avokatët për të...

Lajme të tjera

Web TV