Kaosi në kuvend/ Ergys Mërtiri ironizon Berishën: Ka marrë peng opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e sotme plenare u zhvillua në kushte jo të zakonshme, pasi u shoqërua me tym e flakë, dhe për pasojë kjo solli edhe përfundimin brenda pak minutave.

Në një intervistë në “News Line”, Ergys Mërtiri u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë peng opozitën dhe se qëllimi i tij i vetëm është të mbrohet nga SPAK.

Ndër të tjera Mertiri u shpreh se buxheti sot në seancën plenare kaloi në tym e flakë dhe nuk u kuptua asgjë, por sipas tij kjo nuk është aspak problem për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Kishte vetëm gjëra banale që nuk të çojnë askund dhe këto ndihmojnë Ramën, dhe pyetja është përse  e bën Berisha këtë? Berisha ka hall tjetër dhe as buxhetin. Por ai mund të zgjasë vetëm agoninë, pasi Berisha po synon të mbrohet nga SPAK. Pra po të shohim këta nuk kanë armik njëri-tjetrin por vetëm SPAK. Këta janë armik me amerikanët. Pra ai thotë Skap-i i partisë, ndonëse në këtë janë dënuar si kurrë ndonjëherë, ministra e ish-ministra, por sërish Berisha thotë se problemi më i madh në Shqipëri është SPAK. Pra këta janë bashkë kundër SPAK, pasi këta ndajnë kulla bashkë”, tha ai.

Ndër të tjera shtoi se Partia Demokratike duhet të ketë aksion politik, duke theksuar se dëmtimi i PD-së zyrtare, favorizon foltoren./e.t

Të fundit

Policia rrugore e Dibrës shton masat, dronet kapin qindra shkelje

Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve...

‘Syri i kaltër’, nënprefekti Kiço: Po presim avionët ‘Canadair’…

Situata në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër” mbetet alarmante. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta....

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Lajme të tjera

Web TV