Shahini: Mbështetje psiko-sociale për nxënësit dhe prindërit që kanë nevojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se në javën e katërt të mësimit nga shtëpia, tashmë nxënësit do të kenë në dispozicion dhe shërbimin psiko-social shkollor.

Përmes një videomesazhi në ‘Facebook’ Shahini sqaroi se nxënësit që kanë nevojë për mbështetje shtesë në këtë situatë të pazakontë, do të kenë qasje në SHËRBIMIN PSIKO-SOCIAL SHKOLLOR. Kontaktoni psikologun apo punonjësin social në linqet më poshtë:

Durrës: http://durres.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikolo…/

Lezhë: http://lezhe.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikolog…/

Fier: http://fier.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikologut/

Korçë: http://korce.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikolog…/

“Nesër fillojmë javën e katërt të mësimit nga shtëpia. Kuptojmë që kjo është një situatë e pazakontë. Ndaj, nxënësit, por edhe mësuesit e prindërit e tyre mund të kenë nevojë për një mbështetje shtesë në këtë periudhë”, fillon mesazhi i Ministres Shahini dhe vazhdon:

“Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP), së bashku me Urdhrin e Psikologut, kanë organizuar të gjithë shërbimin psiko-social shkollor dhe e kanë vendosur në dispozicion të nxënësve, apo edhe prindërve dhe mësuesve të tyre”, nënvizon ajo.

Në tekstin shoqërues të postuar me video-mesazhin e ministres, gjenden të publikuara edhe 4 linqe ku nxënësit, mësuesit apo prindrit mund të shkruajë apo kontaktojë direkt me një psikolog apo punonjës social.

“Mund të keni shqetësime specifike apo edhe thjesht pyetje të përgjithshme për mënyrën më të mirë për ta menaxhuar situatën në të cilën gjendemi. Pra, mos hezitoni të shkruani! Nëse keni pyetje shtesë, mund të kontaktoni edhe përmes uebsajtit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar,”- bën thirrje dhe përfundon mesazhin e saj Ministrja Besa Shahini.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV