Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF: Gaza, vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell e ka cilësuar Rripin e Gazës si “vendin më të rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë”, raporton BBC.

Teksa i është drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së më herët, Russell tha se marrëveshja e armëpushimit e arritur me vështirësi midis Izraelit dhe Hamasit nuk do të mjaftonte për të shpëtuar jetën e tyre.

Më shumë se 5,300 fëmijë thuhet se janë vrarë në Gaza që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 Tetor, që përbën 40% të vdekjeve. “Kjo është e paprecedentë,” tha Russell.

Ndër të tjera ajo shtoi se ishte “e përhumbur” nga ajo që pa në një vizitë të fundit në jug të Gazës.

Përveç bombave, raketave dhe armëve, fëmijët e Gazës janë në rrezik ekstrem nga kushtet katastrofike të jetesës.

Russell përsëriti thirrjen e saj për punonjësit humanitarë që të kenë qasje të qëndrueshme të sigurt në Gaza./O.S

Të fundit

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë të martën se Rusia nuk shqetësohet fare për “ultimatumin teatral” të presidentit të...

Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar...

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Lajme të tjera

Web TV